• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy dele? Shumë më tepër dele!

by Enver Robelli
31/10/2018 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizat për Antigua dhe Barbuda u hoqën, ministri doli në syret në Stamboll me një grushtaxhi primitiv rus, dy dele po vallëzojnë për treqind pare dhe në Drenicë po përkrahet «presidenti» i Çamërisë: Janë rreth 6 milionë shqiptarë në Ballkan, por për çdo ditë prodhojnë lajme sikur të ishin 600 milionë. Lajme absurde.

Nga Enver Robelli/

1.

Në Stamboll është hapur aeroporti i ri. Pas disa vitesh supozohet se ky aeroport do të shërbejë për kalimin dhe transitin e gati 200 milionë pasagjerëve në vit. Pasi ia kanë plotësuar qejfin sulltanit turk dhe i kanë kidnapuar e dorëzuar në Turqi disa shtetas turq që jetonin në Kosovë, në ceremoninë e hapjes së havalimanitturk u ftuan të marrin pjesë edhe disa bajraktarë nga Kosova. Dhe menjëherë erdhën lajmet e mëdha nga Stambolli. Presidenti serb tha se turqit e kishin hequr flamurin e Kosovës pas kërkesës së tij. Ndoshta kjo nuk është e vërtetë. Mund të jetë njëra nga rrenat e radhës të Vuçiqit, kryemjeshtrit të rrenave serbe. Pala kosovare nuk tha gjë për flamurin. Lajm (edhe në media) ishte se një ministër kosovar e ka takuar njëfarë Khabib Abdulmanapovich Nurmagomedov, një boksier primitiv rus, që hiqet edhe si mysliman dhe kësisoj gëzon përkrahjen e myslimanëve të devotshëm (lexo: trushpëlarë) të Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.

2.

Policia shqiptare ka vrarë një nacionalist grek, një provokator që kishte hapur zjarr kundër forcave të rendit. Kush hap zjarr ndaj policisë – ballafaqohet me policinë. Kështu është në Shqipëri, kështu është edhe në Austri, Zvicër apo San Marino dhe Liechtenstein. Kudo. Ky rast, megjithatë, nuk duhet të shfrytëzohet e keqpërdoret nga shqiptarët për dalldi kinse patriotike. Dhe dalldi patriotike është kur një turmë shfaqet në rrugët e një qyteze në Drenicë në përkrahje të – dëgjoni e lexoni mirë! – «presidentit të Çamërisë». Dalldi patriotike është kur nëpër tunelet e mediave sociale jehojnë thirrjet raciste e urrejtëse ndaj grekëve. Disa sikur duan të imitojnë ca idiotë ultranacionalistë grekë që dalin rrugëve të Athinës dhe bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve.

3.

PDK ka bërë shumë krime kundër Kosovës. Një nga këto krime është edhe falja e Ministrisë së Jashtme një bande parapolitike të tyxharëve me dosje të trasha në shumë anë të globit. Kjo bandë po ndërton rrjetin e «konsujve të nderit», të cilët nuk i shërbejnë Kosovës, por interesave të klaneve parashtetërore për biznese potencialisht të pista dhe me gjasë për shpëlarje parash. Në Zvicër Ministria e Jashtme e Kosovës tashmë është shfaqur krejtësisht joserioze: propozon një anonimus për konsull nderi, pastaj e tërheq propozimin. Kur degradimi arrin këtë nivel, përse atëherë befasohen njerëzit që një grua që në pushtet e ka sjellë «popllava politike» tallet me krejt Kosovën duke dalë në mbledhje të qeverisë me sihariqin antisihariq: urra, gëzohuni kosovarë trutharë se Antigua dhe Barbuda ka hequr vizat Jo, jo, pritni, vizat janë hequr vetëm për kosovarë me pasaporta diplomatike, pra për disa dhjetëra apo qindra vetë, fundja të tjerëve ky liberalizim vizash as që ju duhet. Si të shkojë në Antigua dhe Barbuda një kosovar që punon në ndërtimtari dhe rroga e tij minimale është – 130 euro! Ndoshta ata që përhapin këso lajmesh për heqje vizash ndiejnë ndonjë kënaqësi sadiste që po tallen me një milet. Zor se gjendet popull tjetër në planet që do të lejonte një tallje të tillë. Çfarë zezone duhet ta ketë pllakosur këtë vend kur me të tallet Rejhan Vuniqi?

4.

Dy dele, treqind a pesëqind pare, një dreq e di. Sidoqoftë, sot në mediat sociale u zhvillua një debat i zjarrtë mbi një libër të lëndës së muzikës për shkollën fillore. Në këtë libër thuhet se gjendet edhe një këngë çobanësh e dasmash për treqind pare e me dele, një këngë pa ndonjë vlerë, ku zakonisht përmes vargjeve të saj ushtrohet shantazh gjoja simpatik ndaj një mysafiri apo nikoqiri të dasmës për të hedhur ndonjë para në ajër apo mbi daullen e daullexhiut.

5.

Këso lajmesh prodhojnë pushtetarët e poshtërsisë. Është krim e poshtërsi të lejosh që kjo strukturë të merret me punët e shtetit. Kush ndihmon në sundimin e tyre, i bën dëm të madh vendit. Në aspektin social dhe shoqëror çdo përkrahës i kësaj kamarille është moralisht i kalbur. Kundër këtyre politikanëve që prodhojnë këso lajmesh çdo qytetar i ndërgjegjshëm duhet të jetë aq refuzues, përbuzës dhe jomiqësor sa e lejon ligji. Kundër njerëzve të këqij që bëjnë dëme të mëdha përgjigjja e vetme është: grushti i protestës civile! Sepse këta duan të hiqen si atdhetarë, por në fakt janë plaçkitës. Këta predikojnë të mirën, por kryejnë mizori të papara. Këta sillen si moralistë, por njerëzit e këtij vendi i kanë futur në baltë deri në fyt. Me cinizëm, popullizëm (200 mijë vende pune! Rroga – 1000 euro! Vizat do të hiqen brenda 15 muajve) dhe mbi të gjitha me primitivizëm.

Next Post
Kungulli, jo vetëm për Halloween, por edhe mik i shëndetit

Halloween/Ja si u bënë kungujt simbol i festës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In