• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy deklaratat bullizuese të Albi Nakos për të cilat u kryqëzua në rrjet

by A R
25/02/2024 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Albi Nakos spikati menjëherë mes personazheve të “Big Brother”. Koreografi, i njohur për natyrën e tij ironike, pritej që të krijonte disa situata në shtëpinë e “Big Brother”.

Por, duket se nuk ka ndodhur kështu, të paktën në këto javë qëndrimi, ku Albi është shfaqur disi më i tërhequr. Dhe ishte pikërisht partnerja e tij, Doris, ajo që shkoi në shtëpinë e “Big Brother”, për t’ia vënë në dukje këtë fakt. Nga ana tjetër, edhe Ledioni e pyeti konkurrentin rreth arsyeve që e kishin çuar në këtë mbyllje brenda kësaj eksperience.

Koreografi, u shpreh se jashtë lojës së “Big Brother”, ishte kryqëzuar 2 herë, për ato çfarë kishte thënë, duke sjellë edhe këtë ndryshim të tijin. Albi e kishte fjalën pikërisht për dy batutat që ka bërë në emisionet e kërcimit ku ka qenë juri, batuta për të cilat është kryqëzuar nga publiku.

“Sa vjeç je ti? Unë them që në moshën që je ti ik martohu dhe bëj fëmijë”, kështu iu drejtua Albi një vajze 40 vjeç që mori pjesë në programin me kërcim “Just Dance” vite më parë. Komentuesit iu kundërvunë kësaj deklarate kudo ku gjetën hapësirë të lirë. Për këtë rast, Albi tha asokohe se bëri shaka dhe se e kishte shoqe vajzën në fjalë.

Pas kësaj, Albi Nako u vendos sërish në qendër të kritikave për shkak të deklaratave të tij në një tjetër emision, në emisionin “Tka mami yll” ku protagonistë ishin fëmijë nga 10 deri 15 vjeç. Albi iu drejtua një vajze duke thënë: “Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”, e pyeti Albi Nako vajzën, e cila iu përgjigj: “Të kërcej”.

Por, Albi vijoi sërish duke insistuar: “E sigurt?”. E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Kjo ngjalli kritika të ashpra kundrejt tij, duke i kujtuar se edhe më parë ka dhënë komente të tilla që janë konsideruar bullizuese. Duket se kanë qenë këto dy momentet, që e kanë bërë Albin disi më të rezervuar, duke e mbajtur këtë peshë edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.

/a.r

Next Post
Dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre të mitur, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre të mitur, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In