Teuta Hoxha, bashkëshorte e Ilir Hoxhës, njërit prej dy djemve të ish-diktatorit ka kujtuar ditëlindjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka përcjellë një fotografi familjare ku shfaqet Enver Hoxha së bashku me bashkëshorten e tij Nexhmije.
“16 Tetor – Në kujtim të datëlindjes së Enver Hoxhës.
(Foto familjare që publikohet për herë të parë)” shkruan Teuta Hoxha.
Më tej, ajo rrëfen një koeçidencë dhe gëzim familjar që përkon me ditëlindjen e ish-diktatorit.
“Sot, familja jone gëzon datëlindjen e Reit, që ka lindur më 16 Tetor, në një datë me stërgjyshin e tij Enver.
Reit, nëna dhe gjyshi, që e duan fort, i japin shumë urime në këtë 17 vjetor!” nënvizon Hoxha. /b.d














