• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy atentate me katër të vdekur dhe 1 i plagosur brenda gjashtë ditëve/ Larje hesapesh mes bandash. Policia ende s’ka…

by Java News
23/07/2022 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy atentate me katër të vdekur brenda vetëm gjashtë ditëve kanë tronditur vendin.

Një tjetër atentat ndodhi një natë më parë, ndërsa të dyja ngjarjet duket se kanë lidhje me një larje hesapesh mes grupeve kriminale të njëjta.

Ngjarja e dytë mbrëmjen e kësaj të premte ndodhi,  ndërsa policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e vrasjes së trefishtë që ndodhi në Fushë Krujë.

Mbrëmjen e së premtes mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës Ylli Brahimi. 46-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka marrë dëmtime në gjoks dhe në këmbë.

Dy personat po qëndronin poshtë banesës në Milot, ndërsa u përballën nga breshëria e plumbave të atentatorëve.

Të dy janë persona të njohur për drejtësinë shqiptare, ku Ylli Brahimi është i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa Klisman Preçi ka precedent penal për grabitje me armë.

Mësohet se Ylli Brahimi lëvizte me makinë të blinduar, e cila u bë shoshë nga “plumbat” e autorëve.

Pak minuta pas atentatit, në Borizanë të Krujës është gjetur një mjet tip ”Audi”, me dy kallashnikovë brenda duke u djegur, ndërsa po verifikohet nëse është e atentatorëve.

Viktima e atentatit të kësaj mbrëmjeje në Milot, Klisman Preçi i shpëtoi mrekullisht plumbave në maj të këtij viti, ku shënjestër ishte i afërmi i tij Blerim Preçi.

Publikohen pamjet pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë. Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë, ndërsa dëgjohet teksa Blerim Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.

Më 12 Janar 2021 Ylli Brahimi, ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri 15 herë.

Burime policore, thanë se në atë atentat kishin marrë pjesë katër persona, ku dy vetë kanë qenë të pozicionuar mbi motor dhe që ishin ata që duhet të kryenin goditjen finale, ndërsa dy të tjerë kanë shërbyer si informatorë.

Ylli Brahimi Brahja është marrë në pyetje gjithashtu pas vrasjes së ish policit Xhelal Reçi.

Kujtojmë se vetëm gjashtë ditë më parë një atentat mafioz me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i kësaj mbrëmjeje ka lidhje me ngjarjen.

Pasditen e 17 korrikut në një atentat mafioz mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve, grupi i hetimit ka hapur një seri ngjarjesh të ndodhura katër vitet e fundit, midis tyre edhe ekzekutimin e  ish-policit Xhelal Reçi, i vrarë nëntorin e vitit 2021.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dhe në një perimetër më të gjerë rreth 60 orë filmime nga kamerat e sigurisë të cilat do të vëzhgohen nga grupi hetimor.

Deri më tani policia ka identifikuar dy mjete të përdorura nga atentatorët në vrasjen e 3 të rinjve.  Një mjet Volkswagen ka gjurmuar nga pas viktimat në rrugën dytësore Kamëz –Fushkrujë, ndërsa mjeti tjetër po Volkswagen me të cilin udhëtonin 3 vrasësit dhe shoferi I tyre ka lëvizur në rrugën kryesore Vorë- Fushkrujë. Dyshohet se mjeti i vrasësve është parkuar pak metra larg mbikalimit dhe ka sinkronizuar lëvizjet me objektivin e sulmit me ndihmën e makinës së ka gjurmuar të rinjtë.

Pavarësisht hakmarrjes së grupeve kriminale që vazhdojnë të marrin hak ndaj njëri-tjetrit gati me të njëjtën skemë, me automjete të vjedhura që digjen pas atentatit, duke lënë aty kallashnikovë, prokuroria e Lezhës dhe e Krujës nuk janë ende në gjendje të thonë nëse për krimet që ndodhen në këtë perimetër do t’i kalojnë për kompetencë SPAK, që gjithashtu ka kompetencë të hetojë krimin e organizuar në vend./ Marrë nga Top Channel

g.kosovari

Next Post
Ilir Meta vizitën e fundit si President e bën në Kosovë: Ja kur do të mbahet ceremonia e betimit të Begajt

Në Kuvend nese betohet kreu i ri i Shtetit/ Meta largohet zyra dhe ‘zhvishet’ nga kostumi i Presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Kur pushteti gëlltit krijesën e vet

March 17, 2026
13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

March 17, 2026
I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In