• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy artistët nga Tetova: Realizmi socialist në Shqipëri nuk duhet nënçmuar, ja ku ndryshon nga ai jugosllav

by A R
11/02/2024 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy artistë nga Tetova e bukur, dy breza, dy adhurues të së bukurës, dy botë që rrëfehen “Mes dy boteve “ të Helidon Halitit . Miftar dhe Drenusha Memeti, pashmangshmërisht të lidhur jo vetëm prej gjakut si babë e bijë, por dhe si artisti me pasardhësen e denjë të ngjashme në vlerë dhe unike në qasje artistike.

Profesor Miftar Memeti tregon se arti në ish-Jugosllavi ka pasur ndryshime thelbësore nga ai në Tiranë. Gjithsesi, artisti i njohur nënvizon se arti socialist në Shqipërinë e atyre viteve ende sot e kësaj dite mbërrin në kohë dhe është një vulë që nuk mund të përsëritet më.

“Nuk kam pasur pasqyrë të qartë. Por megjithatë nga viti 1978-1979 erdhi një ekspozitë e veprave të pikturorëve shqiptarë në skulpturë, në grafikë, në pikturë. Aty ne për herë të parë u ballafaquam me artin e socializmit.

Jugosllavia nuk e ka pasur të njëjtin art siç e ka pasur real socializmi shqiptar. Jugosllavia ka pasur një art që është kopjuar nga Franca sepse gjithë profesorët që kishim, kishin mbaruar në Boegrad ndërsa profesorët e Beogradit në Paris. Në Beograd është përcjellë fryma e Parisit. Më perëndimor kanë qenë. Ndërsa ne u ballafazquam me artin socialist të Shqipërisë që ende sot e kësaj dite mbërrin në kohë dhe unë dua të them se është një vulë që më nuk përsëritet në Shqipëri. Mos të bëjmë fjalë në skulpturë.

Gjithë skulpturat që unë kam parë në Shqipëri janë ndër më të mirat që unë kam parë në Ballkan. Sinqerisht më kujtohet skulptura e Bajram Currit, një skulpturë e jashtëzakonshme. Pastaj dhe pikturat kishin një kuptime dhe pse ishin pak të stërmadhume. Në ato piktura, në ato skulptura dominonte një force, një fuqi, një vulë që unë mendoj që aty në pikturat e real socializmit Shqipëria duhet t’i ruajë dhe të mos i nënçmojë në asnjë mënyrë. Për mua është një etapë, një kohë që nuk do të përsëritet; aty ka zanat, ka disiplinë, mjeshtëri. Propaganda është çdo herë, edhe sot ka propagandë partiake”, deklaroi Miftar Memeti.

Artisti i njohur tetovar, njëherësh dhe profesor I sa e sa artistëve të rinj, shprehet se themelimi I Katedrës së Artit në Universitetin e Tetovës është një ngjarje e shënuar. “Ishte mburrje, dhe ndonjëherë them në rast se në historinë shqiptare ka ndodhur diçka, është: 1-Themelimi i shtetit shqiptar, 2-Kosova Republikë dhe 3-Universiteti i Tetovës. Këto janë tri pikat më të mëdha që njeh historia e kombit”.

Padiskutim emri i profesor Miftar Memeti lidhet dhe me portretin e shejtores shqiptare Nënë Tereza.

“Kur erdhi 100-vjetori i lindjes desha të bëj diçka më ndryshe. Një ndër portretet e Nënë Terezës e kam krahasuar me nënën time. Ndoshta mund të kem realizuar afro 100 portrete të Nënë Terezës të ndryshme. Një mbrëmje më vjen djali im dhe më thotë:- Babi, Nënë Tereza i ngjan shumë nënës sonë. Kështu që më lindi ideja që figurën e Nënë Terezës ta veshim me rrobat e nënës sime. Pasi bëra një cikël të pikturave të Nënë Terezës ku gjendej në kopshtin tim në pikturat e mia. Me rastin e 100 vjetorit desha të bëj dicka më ndryshe. Ajo diçka më ndryshe kishte brenda një portret të madh me 100 portrete të vogla të Nënë Terezës. Gjithë ato pikturat e mia i fotografova dhe kur vinin ta shihnin ekspozitën, merrnin një kartolinë”, deklaroi Memeti.

Në gjurmët e babait të saj është dhe vajza e tij, Drenusha Memeti, e cila tashmë është pedagoge në Katedrën e Artit në Universitetin e Tetovës. Ajo shpreson se shumë shpejt do të vijë me një ekspozitë në Tiranë, një qytet që ka mikpritur kurdoherë artistët nga trevat shqiptare.

“Kam dëshirë shumë të madhe që t’i ekspozoja në Shqipëri pasi më lidhin shumë gjëra me Tiranën. Tirana ka qenë vendi i preferuar i imi dhe shyqyr zotit kam dhe lidhje familjare në Shqipëri dhe në Tiranë. Kështu që Tiranën e frekuentoj shumë shpesh bashkë me familjen time dhe ndjehem e detyruar që atje të bëj një ekspozitë. E kishim ëndërr të vinin në Tiranë, që të ekpozohemi atje dhe arti jonë të pranohet te ju. Gjithmonë ju kemi parë në një nviel pak më të lartë dhe tani janë bashkuar gjërat dhe është bërë një bashkëpunim shumë i mirë mes trojeve të tjera shqitare me Tiranën tonë të dashur. Dhe na mikpret Tirana gjithmonë”, shprehet artistja e re Drenusha Memeti.

/a.r

Next Post
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kadilli: Opozita nuk është konkurruese, duhet alternativë për të ardhur në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In