• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW zbardh prapaskenat e “dorës së fortë” të Vuçiç për masat e rrepta anti-Covid: E bën qëllimisht të frikësojë popullin!

by Java News
08/04/2020 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjensia shtetërore e lajmeve Tanjug ka publikuar këto ditë në YouTube rreth 15 fjalime të Vuçiçit, që i drejtohet popullit serb me thirrje e apele. Ndërkohë që ajo publikon edhe vizita të Vuçiçit në vende të ndryshme, me të cilat do të dëshmojë përkushtimin e tij në luftën kundër pandemisë.

“Mendoj se rejtingu i tij po lëkundet, ndaj edhe kjo fushatë kaq e fuqishme”, shkruan në twitter redaktori i gazetës “Vreme”, Jovana Gligorijeviç.

Kur jemi tek twitter-i, ka dhe shumë postime në të cilat Vuçiçi kritikohet ashpër. „Edhe Millosheviçi është zhdukur pas një gjendje të jashtëzakonshme”, shkruan një grua. Ajo mendon se Vuçiqi do të paguajë çmimin e mosditurisë së tij për veprim në këtë situatë, sikur Millosheviçi që ka paguar çmimin e bombardimeve.

Por rrejtet sociale paraqesin vetëm bashkëmendimtarët, ndërsa votuesit e Vuçiçit ulen në mbrëmje para televizorit dhe dëgjojnë fjalimet e tij. Në opinion ka pasur kohët e fundit sondazhe të ndryshme për gjendjen në Serbi. “Le të gënjejë ai sa të dojë, por le të gënjejë mirë. Ai megjithatë është më i mirë se të tjerët”, thotë një grua nga Kraljeva.

Në disa anketa thuhet se mbi 57% e serbeve i mbështetë masat e Vuçiçit dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa kundër janë rreth 29 %. Shpjegime të mëtejme nuk ka nëse këta persona duan masa edhe më të rrepta apo jo.

Përfitimet nga masat e rrepta

Serbia ka vënë masat më të rrepta në të gjithë Evropën. Ora policore po mbahet tërë kohën, ndërsa personat më të moshuar se 65 vjet e kanë të ndaluar të dalin jashtë. Vuçiçi po përpiqet qëllimisht të frikësojë popullin, me qëllim që të respektojnë masat. Ai ka deklaruar se në Serbi nuk do të ketë mjaft varreza, nëse nuk repsektohen masat. Bashkëbiseduesit e DW thonë se presidenti i Serbisë paraqet veten si një person i cili tërë gjendjen po e mban vet mbi supe. Por në fakt, gjendja në Serbi nuk dihet sakt.

“Frikësimi i njerëzve, kërcënimet e përditshme me masa të reja dhe paralajmërimet tjera dallojnë çdo ditë, por ato shkaktojnë më shumë kaos, pasiguri, mungesë mbrojtjeje”, thotë Sofija Mandiq, nga Qendra për Studime Juridike, autore e portalit “Peščanik”. „Gjendja në shtëpitë e shëndetit është tepër e rëndë dhe kjo po shihet nga dita në ditë.“

Mandiq beson se një pjesë e opinionit publik do të forcojë edhe më shumë besimin ndaj presidentit Vuçiç në këtë kohë krize, sepse ata besojnë se vetëm ai mund të nxjerrë vendin nga kriza.

„Do të thosha madje se Vuçiçi do të shtojë numrin e votuesve, por vetëm përkohësisht, sepse Serbia nuk do të mund të mbajë premtimet për vende të reja pune dhe ndihma sociale”, thotë Sofija Mandiç.

Ndryshe mendon Mihailo Teshiq, redaktor i revistës Vice. „Në planin poltik, Vuçiçi po përfiton dhe besoj se nga kriza do të dalë edhe më i fuqishëm, sikur edhe të gjitha autokratët që bëjnë në kohërat e krizave”, thotë ai për DW.

Teshiq thotë se Vuçiçi po përfiton nga “kulti i personit”, të cilin e ka ndërtuar në tetë vitet e kaluara. „Serbia ende ka nevojë për një baba të fuqishëm, një dorë të fuqishme që i udhëheqë në kohën e krizës.“

Opozita ka shumë vështirësi

Opozita e ka shumë të vështirë në kohën e krizës, kur janë shpallur masat e jashtëzakonshme. Masat në luftën kundër virusit nuk kontestohen gati nga askush, por kohë pas kohe vetëm stili i Vuçiçit. Sofija Mandiç pohon se “është shumë e mundur që partia e Vuçiçit të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme, por kjo varet edhe nga mënyra se si organizohen këto zgjedhje.”

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë shtyrë për ndonjë kohë më të mirë, por në media nuk ka ndonjë shenjë për përmirësimin e gjendjes. Presidenti është tërë kohën prezent në lajmet qendrore, nuk ka zëra kritikë, ndërsa gazetat kritike kanë një tirazh shumë të ultë.

„Katastrofa ekonomike nuk përjashtohet, por pushteti aktual do të zbusë këtë gjendje me një propaganë të fuqishme. Shteti do të vazhdojë të paguajë rrogat dhe pensionet dhe shumë njerëz do të jenë të kënaqur me kaq”, pohon Teshiç. “Do të duhej të ndodhë ndonjë katastrofë tepër e madhe për të ndryshuar gjendja, në radhë të parë sa i përket numri të të vdekurve”, pohon ai. /DW/

Next Post
Shkalla e vdekjeve nga koronavirusi është 6 herë më e ulët në vendet që përdorin vaksinën e tuberkulozit

Shkalla e vdekjeve nga koronavirusi është 6 herë më e ulët në vendet që përdorin vaksinën e tuberkulozit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

February 3, 2026
Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

February 3, 2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In