• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“DW”: Veshja e Ramës në Bruksel në takimin mes kryeministrave të Ballkanit, tema më e komentuar

by A R
25/05/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini takoi mbrëmë në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit. Një takim përgatitor për samitin e Triestes dhe shans për shqyrtimin e perspektivës evropiane.

Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan në këtë takim joformal me kryeministrat në detyrë, Edi Rama dhe Isa Mustafa, Serbia me një kryeministër që së shpejti do të marrë postin e Presidentit, ndërsa Maqedoninë e përfaqësoi mandatari i qeverisë së re, Zaev.

Vendet e vetme të përfaqësuara me kryeministra “të plotfuqishëm”, ishin Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Por përfaqësuesja e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini pretendon që edhe në këtë format të nxisë procesin e bashkëpunimit rajonal dhe të kontribuojë në zbutjen e problemeve të shumta mes vendeve atje.

Informaliteti i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, erdhi në takim  me veshje joformale dhe nuk dha ndonjë deklaratë para takimit me Mogherinin. Por veshja e tij joformale la përshtypje të madhe tek të gjithë gazetarët e shumtë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe ishte ndër temat më të komentuara anësore.

Edi Rama (Getty Images/AFP/D. Dilkoff)

Pas darkës së përbashkët me Mogherinin, Isa Mustafën nga Kosova, Aleksandar Vuçiqin nga Serbia, Denis Zvizdiqin nga Bosnje-Hercegovina, Zoran Zaevin nga Maqedonia dhe Dushko Markoviqin nga Mali i Zi, kryeministri i Shqipërisë në veçanti nënvizoi nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Shqipëria do të kërkojë me një zë hapjen e negociatave

Sa i përket çështjeve të brendshme në Shqipëri, Rama tha se nuk është biseduar për to. “Por pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita do të kërkojnë me një zë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”. Rama tha se nuk mjafton vetëm vullneti i vendeve të Ballkanit për afrim me BE, por edhe Evropa duhet ta tregojë këtë vullnet. Sa i përket Shqipërisë dhe rrugës së saj në këtë drejtim, ai mendon se dy momente janë shumë të rëndësishme: zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri dhe zgjedhjet në Gjermani, më 24 shtator.

Kosova në atmosferën zgjedhore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi pas takimit bilateral me Mogherinin se me zonjën Mogherini ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për çështje, të cilat i presin Kosovën në të ardhmen. “Unë shpreha përkushtimin që Kosova, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekë rrugën dhe perspektivën evropiane.”

“Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Mustafa.

Zoran Zaev (Picture alliance/AP Photo/B. Grdanoski)

Mogherini ishte e interesuar që në Kosovë të vazhdojnë proceset e nisura, pavarësisht faktit që ky vend është futur në fushatën parazgjedhore. Nërsa kryeministri, Isa Mustafa theksoi se “ne duhet të marrim disa vendime të rëndësisë themelore, siç janë demarkacioni, asociacioni dhe dialogu”. Partia Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas kryeministrit në largim do të “mbetet e përkushtuar që këto procese të shkojnë përpara, sepse nuk ka rrugë tjetër, e cila siguron liberalizimin e vizave.”

Demarkacioni kusht për liberalizimin

Mustafa theksoi se “demarkacioni mbetet kusht për liberalizimin e vizave”. Ndërsa lidhur me deklaratat e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, se brenda 3 muajve do të mund të bëhej liberalizimi i vizave, Mustafa tha: “Në qoftë se z. Haradinaj ka gjetur ndonjë instrument tjetër ai mund ta bëjë, por sa po shoh unë këtu në BE nuk ka ndryshim të qëndrimeve të tyre. Prandaj edhe në qoftë se sot do të ratifikohej nuk do të arrihet për 3 muaj të bëhej liberalizimi e jo më ratifikimi. Janë deklarata populiste, deklarata të fushatës”.

Vuçiq dhe problemet e Serbisë me Haradinajn

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se është mirë që Mogherini i ka ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim. “Me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Para nesh është një periudhë e vështirë, kur dihet se kryeministri i ri i Kosovës gati me siguri do të jetë Ramush Haradinaj”, theksoi Vuçiq.

Ai tha se për Serbinë është shumë me rëndësi që “të ruajë qetësinë dhe stabilitetin”. “Kjo deklaratë duket si frazë e pakuptimtë, por para nesh gjendet një periudhë e vështirë”, theksoi Vuçiq, i cili mendon se “është gati e sigurt që Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës”.

Spannungen zwischen Servien und Kosovo (picture-alliance/AA/Kosovan Prime Ministry)

“Kjo sjell vështirësi dhe probleme të reja. Situata nuk është fare e lehtë dhe e thjeshtë, por besoj se do t’i tejkalojmë këto vështirësi”, tha ai. Vuçiq pohon se “ndaj Serbisë ekzistojnë aktualisht presione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Maqedonia në prag të qeverisë së re

Mandatari i qeverisë së re në Maqedoni Zoran Zaev erdhi në Bruksel me një ekip shumë të vogël, por sipas burimeve tona, ai është pritur jashtëzakonisht mirë nga Mogherini dhe ishte ndër më të kërkuarit nga mediat. Në një intervistë për Deutsche Wellen, Zaev tha se shpreson që vendi i tij do të kthehet në rrugën e basnhkëpunimit edhe më të ngushtë me BE dhe se do të vazhdojë procesi i negociatave, për shkak se vendet e tjera të rajonit e kanë tejkaluar Maqedoninë, ndonëse ajo ka nisur negociatat në vitin 2005.

Por Maqedonia së pari duhet të bëjë konstituimin e të gjitha institucioneve. Zaev mendon se përbërjen e re të kabinetit qeveritar mund ta prezantojë javën që vjen. Sa i përket negociatave me partnerët shqiptarë, ai tha se më së shumti dallime ka aktualisht me Besën, por shpreson se edhe këto dallime do të tejkalohen dhe se do të krijohet një koalicion i qëndrueshëm, i cili jo vetëm që mund të zgjedhë qeverinë, por të vazhdojë edhe zbatimin e reformave. Zaev shprehet i bindur se në të ardhmen nuk do të ketë dhunë në Parlament, siç ndodhi pas seancës së fundit.

DW

ma.me

Next Post
I pastrehu hero që ndihmoi të plagosurit e sulmit terrorist në Mançester do shpërblehet me një shtëpi

I pastrehu hero që ndihmoi të plagosurit e sulmit terrorist në Mançester do shpërblehet me një shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In