• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

DW: Si mund të marrësh azil në Gjermani?

by
17/07/2015 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në Gjermani aktualisht paraqiten kaq kërkesa për azil sa nuk janë paraqitur prej kohësh. Cilat janë konkretisht hapat e një lutjeje për azil?

Ai që vjen si refugjat në Gjermani, duhet të paraqesë fillimisht ose te një autoritet i kufirit, te policia ose te autoritete të tjera një lutje për azil. Pastaj personi dërgohet në një kamp ku mblidhen refugjatët, në një të ashtuquajtur institucion të parë të regjistrimit. Në cilin institucion shkon dhe në cilin land të Gjermanisë, kjo varet zakonisht nga i ashtuquajturi çelës i Königsteinit. Në bazë të tij, azilkërkuesit duhet të shpërndahen në Gjermani në mënyrë të barabartë në të 16 landet gjermane. Sa më shumë banorë ka një land, aq më shumë refugjatë i duhet të pranojë.

Në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW) dërgohen për shembull 21 për qind e refugjatëve, në Brandenburg vetëm 3 për qind e refugjatëve. Megjithatë ndarja nganjëherë bëhet edhe në bazë të faktit se në cilin institucion ka ende vende të lira. Këto janë elementë të rëndësishëm për të ditur të drejtat dhe detyrimet që ke si azilkërkues.

Stacioni i parë

Në institucionin ku regjistrohesh për herë të parë të duhet fillimisht të banosh. Shpesh kemi të bëjmë me një territor të rrethuar me tela, me polici, mjek, mensë dhe salla gjumi për shumë vetë. Çdo azilkërkues ka vetëm 6,5 metra katrorë në dispozicion për të banuar. Për ushqim, në rast nevoje për veshje, vaksinim ose ndihmë tjetër kujdeset institucioni. Fëmijët marrin ndihmë shtesë, në mënyrë që të shkojnë në shkollë.

Në kampet e regjistrimit të parë merren edhe të dhënat personale, bëhen fotografi dhe merren gjurmët e gishtave. Gjurmët e gishtave i dërgohen pastaj Zyrës Federale të Policisë Kriminale. Atje, me anë të një baze evropiane të dhënash shqyrtohet nëse ke paraqitur kërkesë për azil në ndonjë vend tjetër. Punonjësit e Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF), përgjegjës për çështjet e azilit, të pyesin në kamp për shkaqet e azilit, sepse në çdo lutje që paraqitet në plan të parë është fati i individit. Në marrjen jopublike në pyetje duhet t’i paraqesësh me gojë shkaqet për një azil – një përkthyes është i pranishëm. Për bisedën, të dyja palëve u jepet një protokoll. Pastaj vendoset nëse hapet procesi i azilit. Nganjëherë nuk ke fare të drejtë të kërkosh azil, sepse për kërkesën është përgjegjës një shtet tjetër i BE. Në këtë rast të dërgojnë menjëherë atje.

Stacioni i dytë

Pas tri muajsh merr fund detyrimi për të banuar në një kamp të regjistrimit të parë. Pastaj azilkërkuesit – rreptësisht në bazë të kuotës së konstatuar nga kompjuteri – dërgohen në qarqet e secilit land federal. Atje banojnë shumicën e herëve në banesa të përbashkëta, të cilat financohen nga financues privatë ose nga shoqata të bamirësisë. Ka komuna që vënë edhe apartamente në dispozicion. Ka refugjatë që kërkojnë të strehohen atje ku jetojnë edhe të afërmit e tyre. Kjo duhet respektuar vetëm në rastet e bashkëshortëve ose të fëmijëve të mitur.

Që prej fillimit të vitit ke të drejtë të lëvizësh lirisht në Gjermani, përpara ekzistonte detyrimi për të qëndruar në një zonë të caktuar. “Strehimet pasuese” nuk financohen më nga landet federale, por nga qarqet dhe komunat. Ato marrin një shumë të caktuar afrofe nga landet federale për strehimin e refugjatëve. Këtu ka ndryshime të mëdha. Landi i Bavarisë për shembull thotë se i përballon vetëm 100 përqind të shpenzimeve. Lande të tjera nga ana tjetër përballojnë vetëm 20 për qind të shpenzimeve.

Tani lejohet edhe të punosh. Shanset që të gjesh një vend pune zakonisht nuk janë të mira. Por pa punë merr maksimalja 352 euro në muaj, të paguhen edhe shpenzimet për një banesë eventuale dhe shpenzimet e ngrohjes. Por edhe pas kësaj ka ndihmë financiare, për të cilën nuk janë më kompetente komunat, por federata.

Vendimi

Në të vërtetë, proceset për azil nuk duhet të zgjasin më tepër se tri muaj. Por mesatarisht procedurat vazhdojnë të zgjasin më shumë, nganjëherë më shumë se një vit. Shkak për këtë janë ndër të tjera shifrat e rritura shumë të refugjatëve. Përjashtime aktualisht bëhen vetëm për refugjatët nga Siria dhe Iraku, zakonisht ata pranohen pas një kohe të shkurtër. Edhe në rastin e refugjatëve nga të ashtuquajtura shtete të sigurta, si Serbia dhe Maqedonia, pra në shtete ku si rregull nuk ka shkaqe politike për një kërkesë për azil, koha e përpunimit të kërkesës është më e shkurtër, “disa ditë”.

Vendimin për një kërkesë për azil ta njoftojnë gjithmonë me shkrim, së bashku me argumentimin dhe në rast nevoje me një udhëzim si të marrësh ndihmë juridike dhe një përkthim të tyre. Kur lutja për azil pranohet, të japin leje qendrimi për tri vjet dhe ke të drejtë të përfitosh nga shërbimet sociale. Pas kësaj kohe, rasti shqyrtohet sërish.
Por ka edhe raste të veçanta, “mbrojtjen subsidiare”: ai që kërcënohet në atdhe seriozisht për shembull nga tortura, dënimi me vdekje ose lufta civile, konsiderohet si “person me të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare” dhe lejohet të qendrojë fillimisht për një vit, pas kësaj kohe rasti i tij rishqyrtohet.

Pamje simbolike: kthimi

Kur një kërkesë për azil refuzohet, “të kthejnë pas”. Vitin e kaluar këtë në Gjermani e përjetuan më shumë se 10.000 vetë, shumicën i kthyen me avion. Por mund ta çosh çështjen para gjykatës administrative. Për këtë të duhet të kesh një avokat.

Ka raste kur megjithë se të kanë refuzuar, mund të qendrosh në Gjermani: kjo ndodh në rastet kur vendi yt është në luftë civile dhe drejt tij nuk fluturojnë avionët, atëherë “të durojnë”. Edhe ai që ka një fëmijë me një gjermane, nuk lejohet të dëbohet pa e zgjatur.

Ka raste kur një refugjat mund të paraqesë edhe pas refuzimit sërish një kërkesë të re për azil. Një kërkesë pasuese për azil shqyrtohet vetëm atëherë kur ka ndryshuar gjendja juridike (për shembull kur situata në vendin e origjinës tanimë vlerësohet ndryshe) ose kur shfaqen dëshmi për përndjekjen e një refugjati, dëshmi të cilat nuk qenë të pranishme në rastin e parë. /DW/

Next Post

Jam lezbik e nuk kam frik'!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com