• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

DW: Shpresa tek SPAK si fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri

by Java News
20/12/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten në Tiranë përfundoi ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, (SPAK). Kjo strukturë së bashku me Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të njohur edhe si Gjykata Speciale, të ngritur të mërkurën, (18.12) pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda do të hetojë dhe gjykojë të gjitha veprat penale dhe akuzat për korrupsion ndaj ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë, që nga viti 1990 dhe në vijim.

Tetë prokurorët, anëtarë të SPAK u betuan të enjten para Presidentit Ilir Meta. Mandati i tyre është 9 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi prokurorin Arben Kraja, drejtues të SPAK. Ngritja e SPAK dhe Gjykatës Speciale shënon një moment të rëndësishëm, historik në progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ajo që pritet të ndodhë së shpejti është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të bërë funksionalë të gjitha institucionet e drejtësisë së reformuar, tre vjet pas votimit, në korrik 2016, në mënyrë unanime nga 140 deputetët të ndryshimeve kushtetuese , që i hapën rrugën ngritjes së tyre.

SPAK pritet të emërojë së shpejti anëtarët dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ngrihet mbështetur në modelin e Federal Byro of Investigation (Byroja Federale e Hetimit, FBI) në SHBA. Thellimi i reformës në Drejtësi është një nga kërkesat kryesore të BE për të bindur vendet e tij anëtare skeptike për të qënë pro hapjes potenciale të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor,(BP) që pritet të zhvillohet në pranverën 2020, në Zagreb. Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë ndërkohë në krye të listës së kushteve në Rezolutën e Bundestagut Gjerman, për t’u plotësuar nga Shqipëria, deri në samitin e pranverës.

Gjermania përshëndet fillimin e veprimtarië së SPAK

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, përshëndeti të enjten betimin e tetë prokurorëve të SPAK . “Nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë. U uroj prokurorëve të SPAK-ut shumë forcë dhe energji në këtë detyrë të rëndësishme. Lufta e konsoliduar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër çelësat për progresin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë si një partner i ngushtë i saj”, thekson Ambasadori Zingraf në mesazhin e tij.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në përshëndetjen e tij për SPAK e konsideroi ngritjen e tij “një tjetër moment të rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë dhe rrugën drejt anëtarësimit të BE-së”, u shpreh Soreca në përshëndetjen e tij.

SHBA – fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në deklaratën e saj përshëndetëse theksoi të enjten se “tani Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë ish-zyrtarë apo zyrtarë si dhe bosë të krimit – individë këta që në të shkuarën janë konsideruar si të paprekshëm”. Deklarata vë në dukje se SHBA “do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të gjithë atyre që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar”.

Ngritja e SPAK është përshëndetur edhe nga Partia Demokratike. Në deklaratën e saj theksohet se, “PD ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture. Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar”, theksohet në deklaratën e PD. /dw/

Next Post
Papa Francesko dhuron 100 mijë euro për Shqipërinë

Mijëra raste abuzimesh seksuale nga klerikët, Vatikani: Jemi të shokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In