• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW: Premtimet e dyshimta për Ballkanin Perëndimor në Paris

by A R
02/07/2016 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën në Paris fillon konferenca e tretë për Ballkanin Perëndimor. Këto konferenca vetëm fshehin mungesën e gatishmërisë së BE-së për t’i pranuar këto vende, kritikon Thomas Brey, korrespondent i DPA-së.

Konferenca për Ballkanin ka mjaft. Para katër javësh janë mbledhur liderët e rajonit në Sofje dhe kanë festuar 20 vjetorin e “Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore”. Për më shumë se tetë vite mbahen takimet e “Këshillit rajonal për bashkëpunim”. Në fund të majit është mbajtur në Sarajevë takimi i radhës i procesit „Brdo-Brioni“.

Megjithatë Gjermania ka nisur para dy vitesh një proces të ri – Konferencën për Ballkanin Perëndimor. Pas Berlinit (2014) dhe Vjenës (2015), tani të hënën me 4 korrik mbahet në Paris takimi i tretë me radhë. Presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi duhet të takohen me krerët e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera. Qëllimi zyrtar: afrimi i vendeve të Ballkanit me BE.

Mungesa e gatishmërisë
Problemi është që në një të ardhme të shpejtë nuk do të ketë zgjerim të BE – gjë që e kanë thënë edhe Komisioneri i BE Juncker dhe presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Pas Brexitit nuk ekziston gatishmëria e BE për pranimin e vendeve të tjera. Konsolidimi para zgjerimit – është dogma e fundit në Bruksel. Por në Bruksel ekzistojnë shumë politikanë, diplomatë dhe ekspertë, të cilët e kanë për detyrë të përgatisin vendet e Ballkanit për anëtarësim. Këtë ekip e udhëheq Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Ata thonë se BE ka premtuar zgjerimin dhe pranimin e Ballkanit, në Selanik në vitin 2003, kur është thënë se BE nuk është i plotë pa Ballkanin.

Ekspertët që udhëtojnë rregullisht në Ballkan thonë se “perspektiva e anëtarësimit mbetet e hapur”. Ndonjëherë flasin madje edhe për afate të mundshme. Kështu mediat boshnjake në maj kanë raportuar për mundësinë e anëtarësimit të B-H në BE brenda dhjetë vitesh.

Politika e ndihmave
Konferenca për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim që të tejkalojë humnerën mes zgjerimit të ndaluar të BE dhe premtimeve të dhëna. BE do që këto shtete të vogla të ruajnë disponimin për anëtarësim, përmes mbështetjes me miliarda Euro, në periudhën prej 2014-2020. Këtu bëjnë pjesë projekte të ndryshme, siç është autostrada Nish – Prishtinë, apo ajo rreth Adriatikut, modernizimi i hekurudhave etj. Apo dhe me krijimin e rrjeteve për të rinj, të ngjashme me ato gjermano-franceze.

Por politika e derdhjes së parave në 15 vitet e fundit zbulon më shumë probleme se sa zgjidhje. Edhe pse para tri vitesh Brukseli ka arritur një marrëveshje mes armiqve tradicionalë, Serbisë dhe Kosovës, gati asnjë prej këtyre pikave nuk është realizuar në tërësi. BE ende nuk ka arritur të zgjidhë krizën në Maqedoni, e cila po zgjat më shumë se një vit. Brukseli nuk ka zgjidhje as për grindjet mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Kroacia dhe Serbia kanë zhvilluar vitin e kaluar një luftë tregtare. Popujt e grindur shumë keq në B-H nuk kanë arritur marrëveshje për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim. Gjithnjë e më shumë flitet për shkeljen e të drejtave të mediave, drejtësinë e manipuluar, korrupsionin e lartë. Ndërkohë njerëzit po ikin nga këto vende – drejt Bashkimit Evropian!/DW/a.m.

Next Post

Turqia bombardon 27 vendstrehime të kurdëve në veri të Irakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In