• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW: Një sulm tjetër kibernetik në Shqipëri, pa kaluar as 24 orë nga vendimi për të bllokuar prona iraniane

by Java News
10/09/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri shqiptar, Edi Rama publikoi të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani. Shqipëria po punon fort me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të saj, sipas kryeministrit shqiptar.

Shqipëria njofton për një sulm tjetër kibernetik nga Irani. Kryeministri shqiptar, Edi Rama e bëri publik të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani në një postim në twitter, duke theksuar se „një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë të punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të Shqipërisë”, shkruan ai.

Bllokohen prona iraniane në juridiksionin e SHBA

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri ndodhi pa kaluar as 24 orë nga vendimi që morën SHBA të premten, (09.09) për sanksione  ndaj Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ndaj titullarit të kësaj ministrie, ministrit Esmail Khatibi.

Albanien | iranische Botschaft in Tirana

Në një njoftim të Departamentit të Thesarit të SHBA, të publikuar dje, (09.09)theksohet që sanksionet merren „ për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.“ “Në korrik 2022, aktorët e sulmeve kibernetike, me mbështetjen e qeverisë së Iranit dhe Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë, ndërprenë sistemet kompjuterike të qeverisë së Shqipërisë duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike online për qytetarët e saj“, thekson ky njoftim.

Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson citohet të ketë thënë që “sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e veprimeve të përgjegjshme shtetërore në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, ku përfshihet norma për të mos dëmtuar infrastrukturën kritike që ofron shërbime për publikun, SHBA nuk do të tolerojë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që vënë në shënjestër Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët e tyre“

Albanien Premierminister Edi Rama

Çfarë parashikojnë sanksionet?

Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ministrit të sipër përmendur, Esmail Khatibi, u bllokohen të gjitha pronat dhe interesat në pronësi të tyre që janë nën juridiksionin e SHBA si edhe u ndalohet hyrja në transaksione me palën amerikane. Pronat do të bllokohen edhe kur 50 për qind ose më shumë e tyre zotërohet nga personat apo entitete iraniane të vëna nën sanksione. Persona jo amerikanë që angazhohen në transaksione të caktuara me persona apo entitetet iraniane që janë subjekt sanksionesh mund  të bëhen objekt sanksionesh. Çdo institucion financiar i huaj që me vetëdije kryen ose lehtëson një transaksion të rëndësishëm për ose në emër të personave të caktuar, mund t’u nënshtrohet sanksioneve nga SHBA  thekson njoftimi i Departamentit të Thesarit.

USA nationaler Sicherheitsberater Jake Sullivan
Jake Sullivan

Një ditë pas vendimit këtë javë ( 07.09) të qeverisë së Tiranës për  ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pas provave për sulm kibernetik nga ky vend, burime zyrtare bënë me dije bi,sedën telefonike të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan me kryeministrin Edi Rama, ku rikonfirmohet mbështetja e fuqishme amerikane ndaj Shqipërisë, vendit aleat në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik dhe zotimi nga të dyja palët „për të vazhduar përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar masat e sigurisë kibernetike“./DW

Next Post
‘Autori e mbyti me litar’/ Zbardhet vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi. Djali e ndihmoi të transportonin trupin e viktimës

Emigrantja shqiptare rreh dy të moshuar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In