• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars, fatal për Kosovën

by Os De
07/01/2026 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertja e njohur gjermane për Ballkanin, Johanna Deimel ka analizuar për DW rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë dhe shpjegoi ato që i konsideron si arsyet kyçe të triumfit të VV dhe Albin Kurtit.

“Së pari, bllokimi politik prej muajsh që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 u përshkallëzua në një krizë ekzistenciale. Nuk u miratua asnjë buxhet për vitin 2026, legjislacioni u ngri, fondet e BE-së dhe Bankës Botërore nuk u shpërndanë, pozicionet kyçe drejtuese mbetën të pazëna dhe institucionet shtetërore u paralizuan. Ishte një votë për funksionimin e shtetit ajo që mund të ketë kontribuar në fitoren e Albin Kurtit. Së dyti, pavarësisht krizës politike, Kosova siguroi katër njohje vitin e kaluar (nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas), dhe qeveria e Albin Kurtit publikoi të dhëna relativisht të forta ekonomike për vitin 2024, me një rritje prej 4.4 përqind… Sipas Eurobarometrit, SHBA-ja mbetet partneri më i rëndësishëm i Kosovës. Ndaj pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të ishte shokues. Megjithatë, pak para zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara e kthyen vëmendjen nga Kosova dhe Serbia me “National Defense Authorization Act”. Kjo ishte me rëndësi”-shprehet ekspertja për Ballkanin.

Vota e diasporës, u konsiderua hapur se e përforcoi këtë fitore.

“Vërtet që diaspora ka shumë peshë në vend. Sipas Bankës Botërore, afërsisht 700.000 kosovarë jetojnë jashtë vendit. Vetëm remitancat e tyre, që arrijnë në 1.2 miliardë euro, përfaqësojnë 12.7 përqind të PBB-së. Albin Kurti llogariti me votat e tyre kur caktoi strategjikisht zgjedhjet më 28 dhjetor, kohën e festave. Megjithatë, sipas rezultateve paraprake që janë tani në dispozicion, VV e arriti performancën e saj të fortë edhe pa diasporën. Ata që jetojnë jashtë vendit janë kryesisht kosovarë të rinj.. të cilët me sa duket kanë më pak lidhje me luftën për pavarësi dhe luftën e vitit 1999. Për ta, LDK, PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), strukturat dhe personeli i të cilave janë ende shumë të rrënjosura në atë epokë, ka të ngjarë të mos jenë më opsione”.

Deimel nënvizon më tej se sa të rëndësishme i shikon zgjedhjet për presidentin në muajin mars.

“Një dështim i zgjedhjeve presidenciale do të ishte fatale në disa aspekte: sepse do të duheshin zgjedhje të reja dhe kriza politike do ta çonte Kosovën më tej drejt greminës. Vetëm këto do të mjaftonin. Por nëse nuk as ka buxhet për vitin 2026 deri atëherë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thjesht nuk do të kishte më fonde për të organizuar zgjedhje të reja…”.

Next Post
SHBA kërcënon ministrin e Brendshëm të Venezuelës: Bashkëpuno me zv.Presidenten ose të pret fati i Maduros

SHBA kërcënon ministrin e Brendshëm të Venezuelës: Bashkëpuno me zv.Presidenten ose të pret fati i Maduros

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

February 27, 2026
Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

February 27, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

I akuzuar për pengim drejtësie, prokurori Hafetz: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë

February 27, 2026
VIDEO / Ermal Meta do të jetë këngëtari që çel Kampionatin Evropian të Futbollit

La Repubblica: Ermal Meta turbullon Sanremon, nga komplimentat e Celentanos tek gafa e Salvinit!

February 27, 2026
“Stolen line”, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri! Shpallen në kërkim 2 persona

“Stolen line”, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri! Shpallen në kërkim 2 persona

February 27, 2026
“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

February 27, 2026
Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In