• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW: Heshtje zgjedhore në Shqipëri, por ka incidente

by Java News
29/06/2019 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përballet me situatë të paprecedentë! Dy data zgjedhjesh, heshtje zgjedhore si edhe mosbindje civile. Rreziku i akteve të dhunës është i pranishëm, prandaj policia po angazhohet maksimalisht.
3,5 milionë qytetarë shqiptarë, që figurojnë në listat përfundimtare të zgjedhësve të publikuara nga Ministria e Brendshme mund të marrin pjesë të dielën, (30.06.2019) në Lokalet 2019. Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije për DW, se në 61 bashkitë që ka në total në Shqipëri janë ngritur 5417 qendra votimi.

Situatë e paprecedentë – zgjedhje në 13 tetor?

Në Shqipëri të shtunën (29.06) filloi heshtja zgjedhore që përfundon të dielën, më 30 qershor bashkë me mbylljen e kutive të votimit. Por zgjedhësit shqiptarë janë të ndarë, si asnjëherë më parë në këto 3 dekada të sistemit demokratik, postkomunist. Mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike (PD) dhe opozitës së djathtë, që ka dalë jashtë parlamentit, në protesta për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në Lokalet 2015 elektorati i djathtë, opozitar përbënte 48% të gjithë votuesve që morën pjesë në to. Sondazhet flasin për pjesëmarje të elektoratit të majtë dhe të mbështetësve të partive opozitare parlamentare të krijuara së fundmi, por që burojnë nga PD dhe LSI, dy partitë në krye të opozitës jashtë parlamentare.

Por zgjedhësve shqiptarë iu ofrua edhe një datë e re për të votuar: 13 Tetori 2019. Këtë datë e caktoi me dekret Presidenti Meta, dy ditë më parë, ( 27.06) pas një dekreti të mëparshëm në fillim të këtij muaji, që anuloi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, me argumentin e krizës politike dhe shmangies së zgjedhjeve njëpartike.

Të dyja dekretet e qershorit u konsideruan “nul” nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, Gjykata më e Lartë për Zgjedhjet në Shqipëri, pasi u gjykuan si antikushtetuese. Zgjedhjet më 13 tetor nuk i pranon as opozita jashtë parlamentare. Lideri i saj Basha deklaroi, se nuk merr pjesë në zgjedhje pa u larguar kryeministri Rama dhe rrëzuar qeveria e tij.

SHBA dhe BE kanë pranuar 30 qershorin si datë të zhvillimit të Lokaleve 2019 dhe njëzëri ftojnë qytetarët të marrin pjesë në votime. Por Presidenti Meta u bën thirrje qytetarëve të mos shkojnë pasi data 13 tetor, e dekretuar prej tij është data e zgjedhjeve që ka ligjshmëri. Një çoroditje e madhe për qytetarët shqiptarë!

Albanien Dibra Feuer und Gewalt vor Kommunalwahl (Ministry of Interiors)
Incidente dhune në Dibër

Heshtje zgjedhore me incidente dhune

Mosbindja civile, e zgjedhur si strategi nga opozita jashtë parlamentare për të pamundësuar 30 qershorin, ka sjelllë incidente edhe të shtunën, ditën e heshtjes zgjedhore. Policia ka arrestuar 15 qytetarë në Dibër që sulmuan dy qendra votimi dhe ku policia përdori gaz lotsjellës. Në Bashkinë e Mallakastrës, janë mbyllur 21 shkolla që KQZ i ka miratuar për të qenë qëndra votimi dhe janë arrestuar tëdyshuarit që e kanë bërë këtë akt. Në Pukë ka protesta para Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve,(KZAZ). Efekti domino mund të shfaqet në 27 bashkitë që ka fituar opozita në zgjedhjet lokale 2015. Rreziku i akteve të dhunës është i pranishëm.

Policia në këmbë

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit në ngjarjet e dhunshme ndaj KZAZ në nivel kombëtar janë përfshirë 250 autorë nga të cilët 59 janë arrestuar, 138 ndiqen në gjendje të lirë dhe 53 janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar procesin e votimit më 30 qershor. Albert Dervishaj, drejtor i Rendit Publik në Policinë e Shtetit në një deklaratë për mediat bën me dije angazhimin e 7779 punonjësve të policisë, ku 5876 prej tyre do të ruajnë objektet zgjedhore në të gjithë Shqipërinë. Deklarata bën me dije se Policia e Shtetit ka refuzuar edhe kërkesat e partive politike që kërkojnë të zhvillojnë protesta në ditën e votimit, pasi kjo është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

„Protestat dhe tubimet më 29 dhe 30 Qershor 2019, data që përkojnë me periudhën e “heshtjes zgjedhore”, janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal. Ato konsiderohen vepra penale, që cënojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të zgjedhësve apo personave për të ushtruar të drejtën e votes. Këto vepra penale kanë si masë dënimi atë me burgim nga një deri në pesë vjet”, thekson deklarata.(DW)/l.m

Next Post
Ekskluzive/ Meta, telefonate me Salvinin pas shuplakës se Ministrit të Jashtëm italian

Ktheu në pushtet të majtën, Meta uron kryeministren daneze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In