Kamionët me mbeturina nuk po depozitohen më në Landfillin e Sharrës
Kjo është panorama me të cilën qyteti i Durrësit pret pushuesit. Kazanët e mbeturinave janë plot. Jo vetëm në rrugët e qytetit por edhe në zonën e plazhit.
Qytetarët e konsiderojnë këtë situatë, një burim sëmundjesh.
Qytetarja: Gjithmonë nga të shkosh vetëm mbeturina ka.
Kamionët nuk po i depozitojnë mbeturinat në landfillin e Sharrës. Një situatë e tillë përsëritet disa herë në vit në qytetin e Durrësit.
Klan News