• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrës/ Zbardhen detaje të reja nga shembja e pallatit në plazhin e Golemit

by Java News
20/06/2017 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për ndërtuesin durrsak Enver Shaba, në vijim të hetimit që ka nisur Prokuroria e Durrësit pas shembjes së tre kateve të ndërtesës në pronësi të tij, në zonën e rërës, në plazhin e Golemit.

Prokuroria e Durrësit nisi menjëherë hetimet, kur mori informacion se në datë 17 shkurt 2017 ishin rrëzuar katet e sipërme të ndërtesës 21-katëshe. Fillimisht, në kuadër të hetimeve të nisura për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, Prokuroria e Durrësit vendosi nën sekuestro pallatin dhe vijoi veprimet proceduriale për individualizimin e përgjegjësive.

Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria e Durrësit vlerësoi se ndaj ndërtuesit, Enver Shaba, duhej të aplikohej masa e sigurimit “arrest në burg”. Nga ana e gjykatës, pavarësisht se u dha një masë më e zbutur, ajo e “arrestit në shtëpi”, sërish u vlerësua se ndaj personit nën hetim ishte e nevojshme vendosja e një mase shtrënguese, me qëllim që të lehtësohen veprimet e mëtejshme të Prokurorisë.

Në datë 17.02.2017, rreth mesditës, në objektin shumëkatësh në pronësi të shtetasit Enver Shaba, që ndodhet në Lagjen Nr. 13, Plazh, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Kavajës” ishin shembur 3 katet e sipërme të objektit.

Është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes të objektit dhe të 3 kateve të shembura dhe është konstatuar se 4 katet e fundit të pallatit (objektit) të mësipërm ishin ndërtuar me kollona betoni dhe se profilet prej hekuri ishin dëmtuar nga shembja e 3 kateve të sipërme.

Aty janë gjetur shufra hekuri e materiale ndërtimi, skela metalike, kova, dërrasa kolonash armature dhe katet e sipërme të objektit ishin të mbuluara anash me rrjetë mbulese jeshile, fakt që tregon se ishin kryer punime në objekt. Nga shembja e 3 kateve të sipërme të pallatit shumëkatesh (21 kate) janë dëmtuar edhe katet e mëposhtme, duke krijuar rrezik për banoret.

ma.me

Next Post
Tahiri: Ilir Metës i duket sikur po humbi disa kg peshë, është njeri tjetër

Tahiri: Ilir Metës i duket sikur po humbi disa kg peshë, është njeri tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In