Me atlete sportive dhe duar të lidhura pas shpine ka dalë para trupit gjykues paraditen e sotme, Redmond Gruda, i riu që vrau me thikë gjyshen e tij. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit, për motive që ende nuk dihen.
Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin, i cili ndonëse pranoi autorësinë e krimit, nuk tregoi motivin e vrasjes. Para gjyqtares Aida Kaja, i riu Redmond Gruda shpehu pendesë për veprimin e kryer.
ma.me