• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës, urgjencës i shtohen 15 infermierë e 15 shoferë, Beqaj: Shërbim më efikas

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e qarkut të Durrësit do të përfitojnë tashmë një shërbim më i shpejtë dhe më efikas të urgjencës mjekësore, pas riorganizimit të këtij shërbimi jetëshpëtues në territor. Lajmi u bë i ditur gjatë prezantimit të projektit të ri të këtij shërbimi nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një takimi që zhvilloi me autoritetet vendore të qarkut dhe drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor në qark.

Me riorganizimin e këtij shërbimi, duke filluar nga java e ardhshme, banorët e këtij qarku do të shërbehen njëherësh nga 9 autoambulanca, të cilat janë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor (GPS) në çdo moment, duke siguruar gjithashtu, një mbulim më cilësor dhe më efikas të territorit.

“Një shërbim urgjencesh mjekësore efikas në territor është angazhim i Progamit të Qeverisë dhe një nga pesë prioritetet që ka Ministria e Shëndetësisë,” – u shpreh Ministri Beqaj, duke vënë në dukje se përpjekjet për të vënë në zbatim këtë angazhim nisëm me hartimin e ligjit të ri përpara dy vjetësh, dhe vijuan me ngritjen e institucionit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM), me fuqizimin e flotës, pajisjeve me aparatura moderne dhe sigurisht, me hartimin dhe zbatimin e projektit që siguron një prani shumë më efikase dhe efektive në territor.

Pas një monitorimi 10-mujor të funksionimit të sistemit të urgjencës mjekësore dhe flotës së autoambulancave, drejtuesit e QKUM-së dhe ministrisë së Shëndetësisë kanë vënë tashmë në zbatim planin e riorganizimit dhe vendosjes së re në territor të njësive të autoambulancave.

Sipas kreut të shëndetësisë, tashmë, autoambulancat do të jenë të stacionuara, përveç Durrësit, për herë të parë edhe në Shijak, në Sukth, në zonën e Gjirit të Lalzit, në Krujë, Fushë-Krujë, Cudhi dhe Ishëm. Kështu, i gjithë territori i qarkut është i ndarë në bazë edhe të rrjetit rrugor me zona dhe me rrathë për të siguruar mbulim më të plotë dhe më efikas të territori, apo siç njihet në në gjuhën profesionale: “permanent settlement area”, ose zonat ku njerëzit jetojnë në mënyrë të përhershme në mënyrë të tillë që distancat të mos kalojnë 25 kilometra.

“Gjithashtu, në funksion të këtij riorganizimi të shërbimit, do të kemi më shumë autoambulanca njëherësh në funksion të shërbimit të Urgjencës, pasi personelit të këtij shërbimi i shtohen edhe 15 infermierë dhe 15 shoferë më shumë,” tha z. Beqaj.

Fjala e plotë e Ministrit Beqaj:

Çfarë risish do të vazhdojmë të sjellim në shërbimin e Urgjencës Mjekësore në dhe prefekturën e qarkut Durrës?

Një shërbim urgjencesh mjekësore efikas në territor është angazhim i Progamit të Qeverisë dhe një nga pesë prioritetet që ka Ministria e Shëndetësisë në zbatimin e programit të qeverisë.

Përpjekje të nisura me një ligj të ri, para dy vjetësh, me ngritjen e institucionit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, me fuqizimin e flotës, pajisjeve që duhet të kenë, dhe kanë tashmë, ambulancat e shtuara, por sigurisht, na duhet një prezencë shumë më ekikase dhe efektive në territor.

Ne trashëgojmë një sistem urgjence, deri më sot të decentralizuar, ku vendqëndrimi i autoambulancave janë përgjithësisht qendrat shëndetësore tradicionale, spitalet. Një sistem i trashëguar prej kohësh. Të vetëdijshëm që kjo nuk i plotëson dot nevojat që kanë qytetarët.

Në fillim të projektit ne konstatuan, që përgjithësisht, dhe kjo ishte pothuajse në të gjithë vendin, 70% e njerëzve apo rasteve që paraqiten në spital vijnë me automjetet e tyre. Që do të thotë, njerëzit, pjesërisht kanë edhe perceptimin e mosbesimit që autoambulanca vjen kur ti e kërkon.

Por, ndërkohë, duke studiuar popullsinë e Shqipërisë, territorin, relievin, rrjetin rrugor dhe duke e krahasuar me vende të përparuara, por jo shumë më tepër se ne, na rezultoi që numri i autoambulancave që ka Shqipëria ishte i mjaftueshëm për të kryer një shërbim shumë më të mirë. Dhe për këtë arsye, sot, ne do të prezantojmë në Durrës se ku do të jetë vendndodhja e re e autoambulancave, të cilët nga mëngjesi deri në darkë, në shtatë ditë të javës do të jenë aty, për të kursyer të paktën kohë e vajtjes ek thirrjet e urgjencës.

Deri më tani, përveç një specifike që ka Durrësi në sezonin turistik, në të gjithë qarkun ne kemi disponibël për t’iu përgjigjur thirrjeve, katër autoambulanca.

Besoj nga java e ardhshme, do të fillojmë konsolidimin e shërbimit, por padyshim, nga 1 tetori, do të kemi njëherësh 9 autoambulanca. Dhe në hartë, që do të shikoni, janë të përcajktuara pikat ku do të jenë këto vendndodhje.

Do të kemi në Shijak, do të kemi në Sukth, do të kemi në zonën e Gjirit të Lalzit, pastaj në Krujë, Fushë-Krujë, dhe praktikisht, kush janë qëllimet tona? Është i ndarë gjithë territori i qarkut, në bazë edhe të rrjetit rrugor, me zona, me rrathë, të cilët po ti bëjnë rreth qëndrave e mbulojnë territorin, dhe sidomos territorin ku kemi atë që quhet në gjuhën profesionale: “permanent settlement area”, pra zonat ku njerëzit jetojnë në mënyrë të përhershme, në mënyrë të tillë që distancat të mos kalojnë 25 kilomentra.

Sigurisht, do të kemi më shumë autoambulanca njëherësh në funksion të shërbimit të Urgjencës. Për këtë janë shtuar 15 infermierë dhe 15 shoferë më shumë.

Ne kemi praktikisht, po ti marrim me radhë, në Durrës kemi të vendosur në spital, pastaj do të një qendër që do të jetë e vendosur një autoambulancë në Shijak dhe që ka distancat përkatëse me Maminasin 6 km, me Xhafzotaj 3, me Gjepalaj 3, me Rrashbullin 7 dhe me spitalin 10. Në mënyrë të tillë që të mund të drejtohemi me shpejtësi aty kyu drejtohet thirrja.

Po të marrim Sukthin, për shembull, do të ketë një (autoambulancë) të vendosur në Sukth, ajo me Manzën është 4 km, me spitalin është 14 km. Dhe ky koncept është praktikisht i vlefshëm kudo.

Atë autoambulancë që do të vendoset aty ku ne e quajmë fshati Rinia, ai ka distancën, sigurusht pak më të largët me Katundin e Ri, 16 km, por ka 10 km me Spitalin Rajonal. Për fat të mirë, pjesa më e mirë e rrjetit rrugor, në këtë qark është e asfaltuar.

Durrësi ka specifikën që në sezonin veror kërkon një qasje krejt tjetër. Mbetet praktikisht, Ishmi, një pikë e largët, distanca atje, por sigurisht që thirrjet që vijnë prej atje janë më ta pakta.

Që prej gati 10 muajsh, ne kemi një sistem që monitorojmë, në çdo moment. Monitorojmë se çfarë ndodh me flotën e autoambulancave. Sigurisht, që ne jemi të vetëdijshëm që dikush që pret një autoambulancë, i duket sikur çdo sekondë nuk mbaron. Kemi patur edhe gjatë verës, kërkesa të ndryshme, apo dhe ankesa, ambulanca vonohet 40-50 minuta etj, etj.

Jemi të vetdijshëm që nuk arrinë aq shpejt sa duhet. Mbas zbatimit ët këtij programi, do të arrijnë më shpejtë por të paktën, ne prej 10 muajsh monitorime, në detaje lëvizjen e çdo autoambulance. Çdo ambulancë ka një (sistem gjurmimi) GPS, dhe praktikisht, arrijmë në çdo moment të shkojmë.

Na është dashur kjo për të përcaktuar vendndodhjet më efektive, për të parë nga ku kemi patur më shumë thirrje, ku të vendosin në momente optimale, por sigurisht, edhe për të patur brenda vetes një sistem shumë më të mirë llogaridhënës dhe transparent.

D.i.

Next Post
Gjuriç hedh poshtë pretendimin kosovar: Ende s’ka marrëveshje për targat

Gjuriç hedh poshtë pretendimin kosovar: Ende s’ka marrëveshje për targat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

January 23, 2026
“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

January 23, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

January 23, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Fjalë, fjalë…, por Ivanka trokiti në derë

January 23, 2026
“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In