Mesnatën e të martës, pak minuta para se të vinte e mërkura, një grua e moshuar i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e katit të kartërt të pallatit ku banonte.
Policia ka dhënë sot detajet e ngjarjes, duke saktësuar se fjala është për shtetasen me inicialet T.H, 74 vjeçare. Sipas policisë, e moshuara vuante nga sëmundja e sklerozës, e cila mund të jetë bërë shkak i tragjedisë së ndodhur.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.07.2017, në lagjen n.r 1, është hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku banonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasja T.H., vjeçe 74. Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.
ma.me