Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Samet Huseini 61 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Në lagjen Nr.13 Durrës, ka tentuar të vjedhjë banesën e marë me qira nga shtetasi I. V. 43 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedoni. Hyseini është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetes dhe pronës.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 134, 22 të Kodit Penal.
MA.ME