Disa të shtëna me armë kanë tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e së hënës.
Sipas të dhënave, raportohet se një person me inicialet H.K. 42 vjeç ka mbetur i plagosur.
Gjithçka ka nisur pas një konflikti midis dy personave. Policia ka nisur kërkimet për autorin e krimit ndërkohë i plagosuri u transportua në spital nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti ka ndodhur në një lokal dhe paraprakisht bëhet me dije se shkak është bërë një borxh.
/a.m.