• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrës/ Skema si polici dhe avokati u merrnin nga 2 mijë € qytetarëve në emër të gjyqtarëve

by Java News
14/07/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Devis Qana dhe polici i gjykatës Haki Dyli, të cilët mashtronin qytetarët duke i marrë 2 mijë euro për ti zgjidhur problemet në gjykatë dhe prokurori janë lënë në masën e “arrestit në burg”. Kallëzimi ndaj tyre është bërë nga vetë kryetarja e gjykatës së Durrës Joana Qeleshi, e cila është vënë në dijeni se këta persona kërkojnë sasi të konsiderueshme parash tek qytetarë të ndryshëm, me premtimin se lekët do jepeshin tek gjyqtarët dhe prokurorët për të zgjidhur punë.

Në shumë raste kjo skemë i ka funksionuar dy personave të arrestuar, pasi kur gjyqtarët vendosnin lirimin nga qelia të të arrestuarve, Qana dhe Dyli i thonin se kishin bërë punën sipas premtimit, ndaj dhe i mbanin lekët. Por kur gjyqtarët ose prokurorët nuk vendosnin ashtu siç kishin premtuar dy personat e arrestuar, atëherë ata i kthenin lekët e mara mbrapsht. Mirëpo në dijeni të kësaj skeme korruptive, duke shfrytëzuar emrat e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të Durrësit, ishte vënë në dijeni kryetarja e gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi, e cila ka vendosur të bëjë kallëzim penal ndaj dy personave.

Kallëzimi është administruar nga prokurori Afrim Shehu, i cili në bashkëpunim edhe me policinë ka vijuar hetimet për të mësuar rreth aktivitetit të këtyre persona. Hetimi ka treguar se personi i parë që binte në kontakt me qytetarët ishte polici i gjykatës që qëndronte tek dera. Ky i fundit u kërkonte informacion qytetarëve se çfarë halli kishin në gjykatë dhe i premtonte se do i ndihmonte nëpërmjet një avokati, mikun e tij që kishte njohje me gjyqtarët e prokurorët.

Qytetarët për të zgjidhur hallin në mënyrë të shpejtë, pranonin të bashkëpunonin me Devis Qanën dhe Haki Dylin, kundrejt pagimit të shumave që varionin deri në dy mijë euro. Personi që interesohej në sekretarinë gjyqësore për të marë informacion ishte polici i gjykatës, Haki Dyli, i cili interesohej për kërkesat e palëve, vendimin e gjyqtarit, orarin e gjyqeve etj. E gjithë kjo dinamikë dhe dhënia e parave nga qytetarët pas premtimeve se do u jepeshin gjyqtarëve dhe prokurorëve, është zbuluar gjatë hetimeve, dhe për pasojë tre ditë më parë u urdhërua arrestimi i tyre.

Ditën e djeshme dy të ndaluarit dolën para gjykatës së Durrësit, e cila vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg”. Afrim Shehu, kërkoi arrest me burg për të dy personat e lartpërmendur, gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i seancës, Petraq Curri. Mbi këta persona rëndon akuza e “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë Gjyqtari Curri mori në administrim dosjen me provat materiale, ku më kryesoret janë përgjimet ndaj 2 të arrestuarve.

ma.me

Next Post
Policia apelon: Kujdes! “Skifterët” ju përgjojnë në “FB” se kur ikni me pushime!

Policia apelon: Kujdes! “Skifterët” ju përgjojnë në "FB" se kur ikni me pushime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In