• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DURRES/ Si e përndiqte 20 vjeçaren burri me fëmijë: Më pëlqente seksualisht

by Java News
19/11/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Përndjekja e femrave është kthyer në modë kohët e fundit në qytetin e Durrësit. Vetëm në harkun e një jave, Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi përndiqnin vajza dhe tentonin t’i manipulonin seksualisht. Rasti i fundit është arrestimi i një 42-vjeçari me precedentë penalë në fusha të ndryshme dhe i divorcuar me fëmijë.

Sipas Policisë, Artan Andoni ka përndjekur me intensitet për tre muaj rresht shtetasen S.G., 20 vjeçe, e cila ka kryer denoncim në polici pas shqetësimeve të shumta që i kishte sjellë 42- vjeçari. Menjëherë pas denoncimit, policia ka kryer arrestimin e Andonit. “Më datë 17.11.2016, rreth orës 19:30, pasi ka bërë kallëzim shtetësia S.G., 20 vjeçe, banuese në Durrës, se A.Andoni për një periudhë 3-mujore e ka përndjekur në ambiente publike në mënyrë të vazhdueshme, policia kreu menjëherë arrestimin e 42- vjeçarit shkruan panorama.

Andoni është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve narkotike”, njofton Policia e Durrësit. Artan Andoni, 42 vjeç, ishte divorcuar prej disa kohësh nga bashkëshortja me të cilën kishte edhe fëmijë, ndërsa mësohet se ai dhe vajza 22-vjeçare që përndiqte, banojnë në të njëjtën zonë. Sipas dëshmisë së vajzës, 42- vjeçari e shqetësonte në çdo moment që ndodhej e vetme.

“Prej më shumë se tre muajsh më përndjek në mënyrë të vazhdueshme (Artan Andoni) dhe e kam të pamundur të dal nga shtëpia, pasi më shfaqet përpara dhe më ndjek në çdo vend që shkoj. Jam munduar me të gjitha mënyrat për të mos i dhënë arsye, por ka vazhduar dhe vazhdon të më shqetësojë. Madje, kohët e fundit më shqetëson edhe në vendim tim të punës, në dyqan. Më duket person i frikshëm, prandaj kërkoj mbrojtje nga policia”, ka deklaruar 22- vjeçarja.

Ndërsa Andoni ka mohuar akuzat pas arrestimit, duke u justifikuar me faktin se i pëlqente dhe po tentonte ta bënte për vete vajzën, pasi i pëlqente seksualisht. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur një lumë denoncimesh nga femra të ndryshme që përndiqeshin nga meshkuj. Pas denoncimit të një vajze 20-vjeçare në datën 3 nëntor, policia arrestoi personin që e përndiqte, i cili ishte ish-i dashuri. Ardit Çizmja, pasi është ndarë nga një lidhje dashurore me E.G, 20 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disamujore ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestua një 34-vjeçar me tendenca pedofilie, pasi përndiqte një të mitur. Pak muaj më parë u arrestua edhe një 46-vjeçar, pasi përndiqte italianen që kishte ardhur për pushime. Pesë ditë më parë, Ilir Çullhaj, 34 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të manipulojë një vajzë 12-vjeçare, duke i ofruar seks me pagesë. Ai ndodhet në burg pa afat.

Next Post
Papa Françesku shpall sot kardinal Dom Ernest Troshanin

Papa Françesku shpall sot kardinal Dom Ernest Troshanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In