Një konflikt mes dy të rinjve në qytetin bregdetar ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa autori është arrestuar. Arjan Ajazi 23 vjeç është arrestuar, pasi pas sherrit ka qëlluar me thikë I.R. 19 vjeç duke e plagosur.
Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është sekuestruar thika. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.