Një 30-vjeçar u arrestua në flagrancë nga Policia e Durrësit pasi gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar me jetë komshiun e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar. Sipas policisë, Besnik Xhaferraj 30 vjeç, ka kërcënuar me sëpatë komshiun e tij A. M. 20 vjeç. Në vijim ka goditur me sëpatë automjetin me targa DR 1198 D, duke i thyer xhamin e krahut të majtë, si dhe ka dëmtuar murin e një fqinj tjetër F.S. 60 vjeç. 30-vjecari do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi I pronës” .