Arrestohet në Durrës një 18 vjeçar, pasi shantazhoi të dashurën me një video intime duke i kërkuar 5670 euro.
Policia e qytetit bregdetar bëri me dije se ka arrestuar shtetasin Argjend Ajdini, pasi me anë të mashtrimit ka mundur t’i marrë të dashurës së tij 5670 euro dhe vijonte ta shantazhonte me anë të një videoje intime, e cila ishte xhiruar me telefonin e autorit.
Ky i fundit akuzohet nga ishe dashura dhe familja e saj për vjedhje të sendeve me vlerë në shtëpinë e tyre gjatë kohës që vizitonte vajzën.
Pasi ndihej e kërcënuar vazhdimisht nga i dashuri, 18vjeçarja me inicialet S.B. ka vendosur ta denoncojë në polici.