• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DURRES/ Prona me paratë e prostitucionit, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive

by Java News
24/12/2018 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit kërkon nga Gjykata sekuestrimin e disa pronave si dhe shpalljen fajtor të Aleko Përlesit dhe ish-bashkëshortes së tij Drane Kola. Të dy akuzohen për pastrim parash me prejardhje nga veprimtari kriminale, nëpërmjet investimeve në prona të paluajtshme. Në pretencën e saj, Prokuroria kërkon 8 vite burg për Përlesin dhe 7 vite për ish-bashkëshorten e tij.

Hetimet

Në konkluzionet e organit të akuzës lidhur me rastin “Përlesi”, bëhet me dije se: procedimi penal filloi pas kallëzimit të shtetases Q.P. (M) me 11 tetor 2013 ndaj të pandehurit Aleko Përlesi, sipas të cilit ky i fundit, me paratë e fituara nëpërmjet shfrytëzimit të prostitucionit, ka blerë apo po ndërton prona të paluajtshme në zonën e Durrësit dhe i ka vendosur në emër të të pandehures Drane Kola, ish-bashkëshortja e tij.

I pandehuri Aleko Përlesi, me vendimin nr.146, dt.15.03.2007 të Gjykatës Durrës u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg për “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese” sipas nenit 114/a/2,5 te K.Penal, në dem të shtetasve V.P.,E.M.,K.D, etj.

Ky procedim penal ndaj të pandehurit Aleko Përlesi ka filluar mbi bazën e letër-porosisë së autoriteteve gjyqësore franceze, të cilët nga ana e tyre kishin filluar hetime për veprimtarinë e shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Nancy në Francë të disa femrave shqiptare dhe rumune nga Aleko Përlesi me djemtë e tij Dritan dhe Xhevahir Përlesi.

Sipas vendimit të gjykatës, një vajze e re ka denoncuar ekzistencën e një rrjeti të gjere prostitucioni shqiptar e rumun, të vendosur në zonën e Nancy në France, por të shtrire edhe në qytete të tjera si Avignon, Lyon dhe Toulouse.

Ky grup drejtohej nga familja Përlesi dhe Mehmet Ademov.

Po sipas vendimit të gjykatës, V.P., E.M., K.D. kane qenë prostituta në France që nga viti 2002 për llogari te “klanit” Përlesi, por duke u implikuar edhe në organizimin dhe kontrollin  e prostitutave të tjera  për llogari të klanit familjar.

Nga ekzaminimi i parave të dërguara me “Western Union” ne 2002-2005 nga shtetaset e mësipërme, rezulton se përfitues i shumave të parave është edhe i pandehuri në atë gjykim Aleko Përlesi.

Prokuroria Durrës kërkoi që lidhur me masën e dënimit për Drane Kolën të marre parasysh rrezikshmërinë mesatare të veprës penale dhe  rrezikshmërinë mesatare të autorit të saj faktin se e pandehura   Drane Kola është person me personalitet të pastër juridik.

Në lidhje me masën e dënimit për Aleko Përlesin, iu kërkua gjykatës nga prokuroria Durrës që të marrë parasysh rrezikshmërinë mesatare të veprës penale dhe rrezikshmërinë mesatare të autorit të saj faktin se i pandehuri Aleko Përlesi është person përsëritës i dënuar më parë nga   Gjykata.

Dënimet e kërkuara

Prokuroria Durrës i kërkoi gjykatës:

  • Deklarimin fajtor të rë pandehurës Drane Kola për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim në kuadrin e fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë të pronësisë ose të të drejtave në lidhje me pasurinë, duke  ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale si dhe fitim i pronësisë duke ditur që në çastin e marrjes në dorëzim që kjo pasuri  është produkt i veprës penale, vepër kjo e parashikuar nga neni 287/2  germa “b” dhe “c” të KoditPenal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleko Përlesi, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim në kuadrin e fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë të pronësisë ose të të drejtave në lidhje me pasurinë duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale si dhe  fitim i pronësisë duke ditur që në çastin e marrjes në dorëzim që kjo pasuri është produkt i veprës penale, vepër kjo e parashikuar nga  neni 287/2 germa “b” dhe “c” të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.

Kërkesat për konfiskim

Duke u referuar dhe te Vendimi gjyqësor nr.8, datë 14.6.2016 dhënë nga Gjykata e Shkallss së Parë Për Krime të Rënda Tiranë si dhe të vendimi gjyqësor nr.324 datë 19.4.2014 dhëne nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me objekt vendosje të masës së sigurimit pasuror u kërkua nga Gjykata:

  1. a) Konfiskimi i Pasurisë nr.12/40, tokë arë 420 m2 në Rreth, Shijak në emër të shtetases Drane.
  2. b) Konfiskimin e Pasurisë nr.27/44, tokë arë 2930 m2, në Rreth, Shijak në emër të shtetases Drane Kola.
  3. c) Konfiskimin e Pasurisë nr.27/20, tokë arë 2750 m2, në Rreth, Shijak në emër të shtetases Drane.

Prokuroria kërkon edhe heqjen e sekuestros për llogaritë bankare në një bankë të nivelit të dytë në vend në emër të shtetasve: Drane Kola, Athina Përlesi dhe Valbona Përlesi./panorama

a.meta

Next Post
Turqia dërgon përforcime në kufij me Sirinë

Turqia dërgon përforcime në kufij me Sirinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com