Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm.
Shkak i kësaj ngjarje ka qenë këputja e litarëve të dy trageteve.
Ndërkohë, nga raportimet e para nga qytet bregdetar, është bërë e ditur se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të plagosur.
Mësohet se tragetet që janë përplasur janë GNV dhe Veturis.