Durrës, përdhunoi të renë, në pranga 45-vjeçari
Përdhunoi 24-vjeçaren E.M., arrestohet shtetasi Ndriçim Ballunga, 45 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, Ballunga ka përfituar në momentin kur vajza ka qenë e vetme në banesë, transmeton gazeta Shqip.
Fillimisht 45-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës dhe më pas e ka përdhunuar. E reja e ka denoncuar rastin në polici. Gjatë dëshmisë së dhënë ajo ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe identitetin e përdhunuesit.
Pas denoncimit, u bë i mundur arrestimi i Ballungas për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.









