• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/Pedagogia lë studentët për nxënësit e gjimnazit privat

by Java News
19/02/2019 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teuta Thanasi, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbaron punën private pastaj shkon t’u japë mësim studentëve. E punësuar me kohë të plotë në universitet dhe më kohë të pjesshme në shkollën private, përparësi i jep kësaj të fundit, duke lënë studentët të presin korridoreve të auditorëve.

Rasti u trajtua nga “Fiks Fare” si pasojë e ankesave që mbërritën në këtë redaksi. Studentët ankoheshin se pedagogia e lëndës së Matematikës së Zbatuar, Teuta Thanasi paraqitej gjithmonë me vonesë në leksione.

 

Gazetarët e “Fiksit” filluan menjëherë verifikimin e rastit, duke pyetur fillimisht në Sekretarinë e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit në UAMD, e kërkuan numër kontakti të pedagoges, por sekretarja u tha se orari i mësueses që do të paraqitej për mësim ishte ora 12:30, madje i kërkon bashkëpunëtores së “Fiksit”, e hequr si studente, të lajmërojë edhe klasën.

Duke mos e gjetur pedagogen në vendin e punës, gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan shkollës private, ku morën informacion se punonte pedagogia. Gazetarët u paraqitën pranë shkollës jopublike në hyrje të Durrësit, e kërkuan informacion te roja për të vërtetuar se pedagogia ishte brenda këtij institucioni.

Duke u informuar se zonja Teuta përdorte dy mbiemra, edhe atë të bashkëshortit, edhe atë të vajzërisë, gazetarët e pyetën rojën duke kërkuar për znj. Teuta Biti. Roja u tregua i gatshëm, duke konfirmuar se pedagogia ishte brenda duke dhënë mësim, e në përfundim të orës do ta njoftonte.

Gazetarja e “Fiksit” pret deri në momentet kur pedagogia del nga shkolla jopublike për të vërtetuar që Teuta Biti ishte njëkohësisht edhe Teuta Thanasi.

Gazetarët rikthehen sërish në universitet, ku studentët, të cilët presin të japin provimin me këtë pedagoge, shprehen: “Ajo është si Pablo, ku është tani s’është pastaj. E kishim provimin në 11:30, ka kaluar ora 12:40 dhe ende nuk duket”.

“Fiksi” shkoi përsëri në UAMD një javë më pas. Përsëri kërkoi pedagogen, por sërish pedagogia e Matematikës nuk gjendej në auditor, vetëm studentët që prisnin. Një bashkëpunëtor i “Fiksit”, po këtë ditë e kap sërish pedagogen Teuta (Biti) Thanasi që del nga ambientet e shkollës, për të hipur në makinë. E shoqërojnë dhe, pas shkollës private, pedagogia i drejtohet universitetit.

Edhe në universitet, studentët pohojnë për “Fiksin” përsëri se ajo nuk vjen kurrë në 11:30 dhe se ditën e provimit, pedagogia u ka marrë detyrat e kursit dhe pikët e vlerësimit ua ka lënë në 17:30. Fakt që ka acaruar disa prej studentëve, pasi janë edhe në punë.

Pas të gjitha verifikimeve, gazetarja e “Fiksit” shkon të takojë pedagogen Teuta (Biti) Thanasi për ta pyetur mbi vonesat në leksione dhe ankesat që kanë studentët. Pedagogia u justifikua me pretendimin se gjithmonë kishte rënë dakord me studentët dhe se për rastin e provimit, ajo kishte lajmëruar zv.dekanin për vonesën.

Ajo nuk e pranon se vjen gjithmonë me vonesë, madje e pyetur për mësimdhënien në shkollën private, ajo pohon se nuk e pengon, pasi atje ajo jep mësim vetëm 3 ditë në javë, që nuk korrespondojnë me ditët që jep mësim në universitet.

Në fakt, nga regjistrimet e “Fiks Fare” doli e kundërta.

“E vetmja ditë që jam vonuar është kjo e hënë. Edhe kjo, për shkak se isha në shkollën private, dhashë 2 orë mësimi, por sa të vij nga Spitalla këtu, trafiku i rënduar bën që unë të vij 20 minuta me vonesë”, shprehet pedagogia, por gjithmonë duke e refuzuar faktin që kjo ndodh shpeshherë.

Ndërsa në intervistën me gazetaren, përpara pyetja se “a është punësimi në shkollën private shkak i vonesave në universitet”, pedagogia Teuta Thanasi irritohet. Sipas saj, gazetarja bënte shumë gabim që merrej me të, pasi ajo e bënte shumë mirë punën e saj.

Next Post
Ngjela dhe Salianji përplasje verbale në studio: Mos ma trash zërin”

Ngjela dhe Salianji përplasje verbale në studio: Mos ma trash zërin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In