Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 24 vjecare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e vajzës së re me inicialet B.B, në sektorin ‘Rinia’ në Durrës. 24 vjeçarja është vetëhelmuar në banesë me medikamente mjekësore. Ajo është gjetur ende në jetë nga familjarët e saj por fatkeqësish ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë. Po gjatë ditës së djeshme një 23 vjeçare punonjëse në Komisariatin e Policisë së Durrësit vrau veten me armën e shërbimit në rrethana ende të paqarta.
ma.me