• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Meta jep certfikatat e legalizimeve: Këto 4 vite s’krahasohen me të kaluarën

by Java News
03/03/2017 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pak javë më parë ministri i LSI Lefter Koka lëshoi lum kritikash në adresë të kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, lidhur me mënyrën sesi ai po drejton bashkinë . Por sot gjuha e kritikës është harruar, kjo u pa në fshatin Kullë të Durrësit teksa Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u bënë bashkë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të legalizimit.

Në ceremoni morën pjesë edhe Kreu i kuvendit Ilir Meta, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni, deputeti i LSI Spartak Braho si dhe drejtori i përgjithshëm i Aluiznit Artan Lame. Në fjalën e tij kreu i kuvendit Meta u  shpreh se u mbajt premtimi për procesin e legalizimit në këtë zonë. Sipas Metës ky është një proces shumë i rëndësishëm që mban firmën e disa aktorëve sikurse janë kuvendi që hartoi ligjet, qeveria, bashkia si dhe stafi i Aluiznit të Durrësit.

““Në më pak se katër vjet nuk ka asnjë krahasim me të kaluarën. Kjo nuk është thjesht për t’u krahasuar me të kaluarën, por është për të vlerësuar atë përkushtim, atë angazhim dhe atë dedikim të gjithë stafit të ALUIZN-it për t’i dhënë një zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi jetik për të gjithë ju. Njëkohësisht për t’ju dhënë mundësinë që jo vetëm të merrni sot këto dokumente kaq jetike për pronat tuaja, por njëkohësisht edhe për të qenë të qetë, por njëkohësisht për t’ju dhënë mundësinë për t’ i vënë ato në qarkullim ekonomik në interesin e familjeve tuaja dhe të mirëqenies suaj”, tha Meta.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, u shpreh se janë dashur shumë ndryshime në legjislacion për të arritur në këtë proces dhe për të trajtuar ndërtimet pa leje.

“Praktikisht mund të themi se është përfunduar e gjithë ajo masë e ndërtimeve që mund të trajtohej. Na është dashur të bëjmë ndryshime në legjislacion. Realisht është një gjë e jashtëzakonshme dhe ndihma që kanë legjislatori për avancimin nga pikëpamja teorike dhe legjislative e procesit”, – deklaroi Lame.

ma.me

Next Post
Ekonomi: “Destinacioni Shqipëria”, është koha për cilësi

REUTER/ Ministrja e Ekonomisë Ekonomi: Shqipërinë e pret një tjetër bum turistësh këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In