Dy makina kane marre flake pasi jane perplasur ne autostraden TiraneDurres. Sipas policise, mesohet se Abdyl Alushi dhe dy anëtarët e familjes së tij kanë mbetur të lënduar në një aksident ku si pasojë e përplasjes së tyre ka marrë flakë njëri prej mjeteve.
Policia raporton se ka arrestuar Ermelindo Qendro 23 vjeç,banues në Tiranë dhe Abdyl Alushi 59 vjeç, banues në Durrës, pasi dje në autostradën Tiranë–Durrës tek firma “Sinani” Qendro, duke drejtuar automjetin tip Mitsubishi me karroceri me targë TR 470 JU, është përplasur me mjetin tip Benz a Class me targë AA 767 JA me drejtues shtetasin Abdyl Alushi.
Për pasojë është djegur mjeti i shtetasit Abdyl Alushi dhe janë aksidentuar shtetasit: H. A. 86 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore; Abdyl Alushi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën dhe E. A. 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. (javanews.al / a.n)









