• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

DURRES- KUKES/ Ndryshimi i fituesit nuk hedh dritë mbi kostot e koncesionit

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Prokurimit Publik urdhëroi anulimin e vendimit të Ministrisë së Transporteve për shpalljen fitues të një grupi kompanish turke dhe kërkoi shpalljen fituese të grupit tjetër, i cili përbëhet më së shumti nga kompani shqiptare, ndërkohë që kostoja e përgjithshme e koncesionit për shqiptarët mbetet e panjohur në tërësi.

Një vendim i papritur i Komisionit të Prokurimit Publik i marrë më 8 gusht por i publikuar vetëm sot, duket se ka përmbysur vendimin e Ministrisë së Transporteve për shpalljen fitues të një grupi kompanish turke për tenderin e koncesionit të operimit dhe mirëmbajtjes të rrugës Milot – Morinë (rruga e kombit), duke kërkuar shpalljen fitues të konkurrentit tjetër, i cili përbëhet nga një grup kompanish shqiptaro-greke. Pavarësisht kësaj, shqiptarët vijojnë të mbahen në terr sa i përket kostove totale që pritet të paguajnë për këtë kontratë koncesioni, e cila pritet të vendosë një tarifë prej 5 eurosh për makinë për çdo udhëtim në këtë rrugë si dhe një shumë parash të përvitshme nga buxheti i shtetit në formën e subvencionit, në shkëmbim të disa punimeve mirëmbajtëse të kësaj rruge.

Vendimi 664/2016 i Komisionit të Prokurimit Publik, institucionit ku kompanitë mund të ankohen kundër vendimeve të komisioneve të vlerësimit të ofertave të prokurimeve publike, thotë se ka marrë një ankesë nga konsorciumi i kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha. përfaqësuar nga “Catalyst Viva Das General Constracting LLC”. Në procedurat e KPP-së, ky konsorcium u përfaqësua me prokurë nga Pëllumb Salillari. Ky qe konsorciumi të cilin Ministria e Transportit, deri së fundmi, drejtuar nga Edmond Haxhinasto, i cili dha dorëheqjen, e pati skualifikuar për mungesë dokumentacioni dhe për mosplotësim kriteresh teknike për këtë koncesion.

Vendimi i komisionit urdhëroi jo vetëm anulimin e vendimit të skualifikimit të këtij konsorciumi, por edhe skualifikimin e konsorciumit Vendeka Bigli Teknolojileri” Ltd. & “PT Citra Marga Nusaphala Persada” Tdk & Mehmet Ali Unal Insaat Taahhlil Madeciilik San Ve Tic” As. & “Savronik Sistem Tah.San.Tic” As; & “Vendeka European Investment B.V” përfaqësuar nga “ Vendeka Bigli Teknolojileri” Ltd, i cili qe shpallur fitues.

Kostot sekrete të koncesionit

BIRN pyeti Ministrinë e Transportit para vendimit të KPP-së nëse mund të merrte një kopje të ofertës fituese për të parë fluksin e parashikuar të mjeteve që do të qarkullojnë në autostradën me koncesion si dhe koston e premtuar të subvencionimit nga buxheti i shtetit për të krijuar një ide të përafërt mbi koston totale që ky koncesion do të ketë në xhepat e shqiptarëve dhe vlerës së përgjithshme të investimeve. Ministria e Transportit deklaroi se nuk qe e gatshme të jepte përgjigje për këto pyetje “pa u nënshkruar konktrata, që ka detajet për fluksin, pagesat”.

“Sapo kontrata të jetë nenshkruar do tja u veme ne dispozicion sipas ligjit,” tha Ministria e Transporteve në një përgjigje për BIRN të datës 5 gusht.

Për momentin, e vetmja gjë që dihet është se automjetet e udhëtarëve që do të kalojnë në këtë rrugë do të duhet të paguajnë 4.16 euro pa TVSH (rreth 5 euro me TVSH) ndërsa koncesionari që qe shpallur fitues, sipas deklaratës së Ministrisë, do të investonte 320 milionë euro përgjatë periudhës 30 vjeçare të koncesionit. Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik jep detaje të tjera mbi kostot, të cilat, gjithsesi janë sërish të pjesshme dhe të pamjaftueshme për të arritur në një panoramë të përgjithshme të kostove. Sipas vendimit, kompania që qe shpallur fituese pati kërkuar, përveç të ardhurave nga tarifa e kalimtarëve, edhe 5,6 milionë euro subvencion vjetor për një periudhë nga viti i tretë deri në vitin e 15 të koncesionit, gjithsej 13 vjet me një total prej 72.8 milionë eurosh ndërsa konsorciumi tjetër, ai i kompanive përgjithësisht shqiptare, ka kërkuar subvencion prej 5 milionë eurosh në vit për të njëjtën periudhë.

Dokumentet e tenderit shkruajnë gjithashtu se volumi aktual i mjeteve që kalojnë në këtë rrugë është 4,200 makina në ditë si mesatare vjetore, për një total prej mbi 1,5 milionë makina në vit dhe potencial të ardhurash prej afro 7.7 milionë eurosh në vit. Përveç të ardhurave nga përdorimi i rrugës, dokumentet e tenderit tregojnë se koncesionmarrësi do të ketë të drejta ekskluzive mbi zhvillimin e shërbimeve të rrugës përgjatë koncesionit.

Qeveria aktuale është përpjekur në disa raste gjatë dy viteve të fundit që të japë me koncesion rrugën e Kombit, projektit infrastrukturor që i ka kushtuar shqiptarëve sakaq mbi 1 miliardë euro dhe që shkaktoi vështirësi të stërmëdha ekonomike për buxhetin e shtetit dhe për ekonominë shqiptare në tërësi. Koncesioni i Rrugës Durrës – Kukës është një nga shumë koncesione të këtij lloji të dhëna nga qeveria aktuale, ku koncesionarëve u premtohet jo vetëm shfrytëzimi i aseteve publike për periudha të gjata kohe, por edhe përfitime të sigurta drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit. Koncesione të tjera të ngjashme janë Dializa, Check Up dhe Sterilizimi.

MA.ME

Next Post
Drejt Tiranës, Bebe Rexha njofton nisjen për koncertin e së premtes në sheshin Nënë Tereza

Drejt Tiranës, Bebe Rexha njofton nisjen për koncertin e së premtes në sheshin Nënë Tereza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In