Policia e Durrësit arrestoi një grua pasi i’u gje t drogë në banesë. Në pranga është vënë Erfane Dyrmishi 58 vjeçe, banuese në Durrës.
SIpas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Një pjesë e lëndës narkotike ishte e ndarë në doza, 25 të tilla, gati për shitje.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./a.m.