Një 37 vjeçar nga durrësi ka humbur jetën në rrethana të paditura, pasi me vetëdije, raporton njoftimi zyrtar i policisë, ka prekur kabllin e frigoriferit në prizë, duke e zënë korenti. Energjia elektrike i ka marrë jetën dhe qëllimi i këtij veprimi, njofton policia mbetet ende i paqartë.
“Më datë 20.01.2016, ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektike në kabllin e frigoriferit, me vullentin e tij dhe ka gjetur vdekjen shtetasi G.M. 37 vjeç, banues në Durrës”, nuk dihen ende arsyet e këtij veprimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkaktimi i vetëvrasjes”parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.