Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Durrës.
Kufoma e një burri rreth të 40-ve është nxjerri nga deti në breg. Trupi i pajetë është gjetur në zonën bregdetare mes Porto Romanos dhe Kallmit.
Kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e identitetit të personit. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë mbytur.
/e.rr