• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrës/ “Dashuri me klering”, mashtrimi i vajzës nga Manza, i mer 6 mln lekë mallra një djali duke i premtuar martesë në FB

by Java News
28/09/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një miqësi në FB e kalkuluar mjaft mirë nga një vajzë nga Manza e Durrësit, ka futur në grackë një 30 vjeçar nga fshati Rrushkull i Durrësit, i cili është dashuruar me vajzën që banonte vetëm 7 kilometra larg tij. Vajza i ka premtuar atij martesë dhe për 2 vjet rresht ka përfituar prej tij mallra, veshje, bizhuteri etj. me vlerë 6 milion lekë. Një takim i dështuar në Milano të Italisë mes tyre ka bërë që djali ta kuptojë se kishte rënë në kurth dhe i është drejtuar policisë ku ka denoncuar mashtrimin e vajzës.

Historia
Ditën e martë në datën 26 shtator 2017,sektori i luftës kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Durrës arrestoi 27 vjeçaren Enertila Beqaj banuese në Manëz të Durrësit me arsim të mesëm e pa punë. Arrestimi i saj u krye pas denoncimit të 30 vjeçarit Barush Ahmetaj banor në fshatin Rrushkull të Durrësit. Ai ka rrëfyer se si Beqaj, kishte mundur ta mashtronte duke i premtuar dashurinë dhe martesën në “FB” e duke përfituar prej tij dhurata me vlerë 6 milion lekë. Gjithçka lindi në FB ku vajza kishte vendosur në profilin e saj foton e një modeleje të huaj. Ata u bënë miq në vitin 2005 dhe për 2 vjet nuk e panë kurrë njëri-tjetrin por u “dashuruan” dhe vajza i premtoi lidhje të përjetëshme djalit. Por për të arritur deri te martesa dhe njohja drejtpërdrejt ajo duhej të bëhej gati. Për këtë duhej rregulluar dhe mobiluar shtëpia e saj prindërore si dhe duheshin siguruar veshje dhe stolira. Djali ja premtoi të gjitha këto dhe për 2 vjet shpenzoi goxha para duke i dërguar asaj materiale ndërtimi për shtëpinë si dhe rroba, stolira e çanta e të tjera të kësaj natyre. Pas 2 vitesh djali insistoi që ata duhej të takoheshin patjetër dhe vajza i la takim në Milano të Italisë duke i dhënë edhe një numër telefoni. Ai shkoi gjithë qejf në Itali dhe kur i telefonoi asaj që të shkonte në takimin e ëndërruar prej kohësh,numri që ajo i kishte dhënë as që ekzistonte fare. Atëhere 30 vjeçari nga Rrushkulli e kuptoi se kishte rënë në kurth dhe mori rrugën e kthimit në Rrushkullin e tij dhe një ditë më pas denoncoi policinë e Durrësit veprimet e vajzës.

Vajza
Burime nga policia bëjnë të ditur rrëfimin e Enertilës para hetuesit. Fillimisht ajo ka shkuar e veshur me një korse dhe ka pretenduar se është shtatzënë, kuptohet që të kishte lehtësira.Por kur njerzit e ligjit i kanë sugjeruar vizitën te mjeku gjinekolog ajo ka pranuar gënjeshtrën se ishte shtatzani e stisur. Më pas ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së rreme në FB. Djalit i ka thënë se është nga Durrësi. I ka pranuar atij propozimin për tu lidhur bashkë di dhe kërkesat ndaj tij. Ajo ka rrëfyer trukun e përdorur prej saj që ai të mos e merrte vesh adresën e shtëpisë ku ajo banonte se pastaj gjithçka do të dilte në shesh.Për këtë ajo i kishte dhënë atij afresën e një marketi larg Manzës ku djali dërgonte dhuratat për të. Policia ka sekuestruar dhuratat që Brahushi i kishte dërguar asaj si fustane, çanta, bizhuteri etj.Ai fillimisht i fotografonte ato dhe pastaj ajo bënte përzgjedhjen e sendeve që i pëlqenin.

Djali
Ka rrëfyer dashurinë e tij për vajzën si dhe të gjithë historinë 2 vjeçare. Ai ka thënë se ka shpenzuar shuma të mëdha për dhuratat për atë që shpresonte se do bëhej nusja e tij. Paratë në pjesën më të madhe ja kishin dërguar 2 vëllezërit emigrantë në Itali. Ai e ka pranuar se ka rënë pre e kurthit të saj.

ma.me

Next Post
Ndërron jetë themeluesi i revistës “Playboy”

Ndërron jetë themeluesi i revistës “Playboy”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In