Durrës, 46-vjeçari i fiksuar pas të moshuarës së ve, e ndiqte kudo
Dashuria nuk njeh moshë. Dhe këtë e ka dëshmuar një 46-vjeçar në Durrës i cili e kishte kthyer në “fiksim” pëlqimin e tij për një grua të ve 66-vjeçare aq sa i ka kushtuar burgun. Policia arrestoi Arben Gjinin pas përndjekjeve që i ishin kthyer në makth 66-vjeçares.
Gjini e përndiqte të venë me inicialet K.M kudo ku ajo shkonte. Ai ndodhej pas saj në çdo vend, në pazar, në tregun industrial, në plazh, madje i ulej përballë dhe i bënte veprime të turpshme. Në çdo kohë Arben Gjini vinte rreth e rrotull shtëpisë së gruas së ve.
Kjo histori zgjati 10 ditë, e më pas gruaja e ka denoncuar në polici, ku më pas erdhi edhe arrestimi.
Materialet procedurale policia ia kaloi Prokurorisë së Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.