Merret peng një person në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve nga policia, shtetasi Gazi Çollaku është marrë peng nga 4 persona në momentet kur ai ndodhej në një lokal.
Sipas të dhënave, 4 pengmarrësit ishin të maskuar si policë dhe e kanë tërhequr me dhunë drejt një automjeti tip Audi Çollakun.
Më pas ata janë largur me shpejtësi në drejtim të paditur.
Aktualsiht ngjarja është nën hetim nga policia e cila ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën.