Një grua kosovare ka rënë pre e vjedhjes gjatë pushimeve të saj në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 45 vjeçare e cila kishte ardhur me pushime në qytetin bregdetar, kur një 27 vjeçar, shtetasi Pllumb Mema, banues në Tiranë, i ka grabitur asaj portofolin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13 të Durrësit.
Policia ka arritur të arrestojë të riun. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale të vjedhjes./java/a.k









