Policia ka sekuestruar 11 kilogramë marijuanë në portin e Durrësit. Droga u gjet në makinën tip fuoristradë të Jurgen Markut, 25-vjeç banues në Tiranë. I riu e kishte feshur drogën në në dyshemenë e mjetit, poshtë dy sedileve të benzit me targa AA 503 OZ.
Droga ishte ishte ndarë në 18 pako të mbështjella me celofon. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a dhe 22 të Kodit Penal.
ma.me