Riza Durmishi ka ndihmuar ekipin e tij me një gol në fitoren ndaj Malagas.Malaga nisi më mirë takimin duke shënuar në minutën e 20 përmes En Nesiryt, transmeton Koha.net.
Por, pas katër minutave Riza Durmishi shënoi për Betisin për të barazuar shifrat.Golin e fitores e shënoi Ruiz në minutën e 73.
Me këtë fitore Betisi siguron kualifikimin në Ligën e Evropës. (b.an)











