Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Fiorin Durmishaj do të luajë për Greqinë. Sulmuesi i cili refuzoi Shqipërinë ka marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FSHF dhe ka dritën e “gjelbërt” që të vesh fanelën e kombëtares greke.
Ai pritet, sipas të gjitha gjasave, të jetë në fushë për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se Anstasiadis e ka thirrur shtatlartin nën urdhërat e tij.
Kujtojmë se sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë, shkruan panorama.
g.kosovari