Durim Bami, i cili mbahet mend si personi qër deklaroi se ndaj Tom Doshit ishte organizuar atentat, e më pas u tërhoq nga dëshmia, ka paraqitur një kërkesë Gjykatës së Lartë për shuarje të masës së sigurisë.
Bami akuzohet për “kallëzim të rremë” për inskeinimin e atentatit ndaj Doshit.
Në kërkesën e tij Durim Bami theksoi se kanë mbaruar të gjitha afatet e paraburgimit. Aktualisht Durim Bami ndodhet në arrest shtëpie prej gati dy vitesh.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë ende nuk ka caktuar datë për shqyrtimin e kërkesës./a.m.