• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Durana Tech Park, i krijuar për talentet shqiptare”, Rama: Krijohen mundësi për 5 mijë vende pune

by A R
02/04/2025 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te ‘Durana Tech Park’ u shpreh se kjo hapësirë është krijuar për talented shqiptare.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ‘Durana Tech Park’ tashmë do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve të zhvillimit teknologjik dhe ekonomik.

“Ashtu siç dukej utopik qëllimi ynë për ta bërë Shqipërinë një lider në shërbimet publike elektronike gjë që sot është një fakt, ashtu siç dukej utopik edhe besimi ynë se procesin e negociatave do ta përshpejtonim eksponencialisht me inteligjencën artificiale gjë që sot po ndodh. Ashtu siç duket utopik për zhvillimin e prokurimeve publike pa praninë e njeriut gjë për të cilën po punojmë. Një model i tillë do të jetë i pari që do të vihet në funksion deri tani me sa kemi parë në Europë, do ta kemi në dispozicion deri në fund të vitit të ardhsëhm. Jemi në një bashkëpunim intensiv me Microsoft dhe po punojmë me vende te tjera. Kemi pasur një ëorkshop me përfaqësues nga 16 vende që janë duke u marrë me këtë produkt dhe jemi besimplotë që do ta realizojmë.

Sot Durana Tech Park merr jetë dhe kalon nga plani dhe legjislacioni në letër në realitetin e një numri jot ë vogël kompanish që kanë shprehur interes dhe sot marrin certifikatën ku qëllimi ynë kryesor nuk është të sjellim kompani të huaja, por që të angazhojmë sa më shumë talente shqiptare.

Unë jam i buzëqeshur për një arsye tjetër sepse disa nga start up-et bëhen anëtarë të parkut dhe përfitoj nga rasti t’ju çoj një mesazh të gjithë atyre djmeve dhe vajzave të talentuara që takova dhe bashkë me ministren ne prezantuam edhe programin e ri për fituesit e start up-eve, dhe t’ju them që ‘Durana Tech Park’ është destinacioni i krijuar për ta.

Për të realizuara’ Durana Tech Park’ ne kemi bërë një analizë të madhe. Kemi shqyrtuar legjislacionin. Kemi parë si ka funksionuar në vende të tjera dhe besoj që kemi krijuar një kornizë që është unikale thjeshtë duke marrë më të mirën. Sot ky park çon përpara një revolucion dixhital që do të vazhdojë hap pas hapi me shumë intensitet. Së shpejti ne do të prezantojmë edhe modelin tjetër të AI në shërbimet publike. Do të kalojmë tek asistentja dixhitale e e-Albanias që asiston me zë, në një nivel tjetër kur asistentja do të bëjë gjithë punën që sot e bën një njeri. Do të marri porosinë me gojë dhe do të bëjë shërbimin. Është cështje javësh në mos një apo dy muajsh që ky nivel i asistencës së shërbimeve dixhitale të bëhet i aksesueshmë.

Një surpizë e bukur për ne është jo vetëm numri i kompanive të huaja, por është aspekti tjetër,  i që na bën më shumë përshtypje që ka një interes nga institucione akademike. Ka filluar procesi për tre universitet shumë të mirënjohura italiane dhe ka interes edhe nga universitete të tjera. Kjo na bën të realizojmë kornizën regullatore. Ndërkohë siç e kemi bërë me dije më parë jemi në një bashkëpunim, të ngushtë me Francën që sot ka marrë flamurin e vendit lider për AI. Dhe pjesë e këtij bashkëpunimi me fRancën është edhe zhvillimi i “Durana Tech Park” si një desatinacion për kompanitë europiane që vijnë nga BE. Për të krijuar një hapësirë në funksion të BE duke krijuar një lehtësi për to ndërkohë që BE është në procesin e rregullimit të domosdoshëm ne ju japim atyre një hapësirë ku duke qëndruar brenda Europës në një vend që rrethohet nga kufi të BE të mund të prodhojë në funksion të BE”, theksoi Rama.

Kryeministri ndër të tjera u shpreh se “Durana Tech Park” është një mundësi shumë e mirë dhe se synohet që të krijojë 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë.

“Synojmë të arrijmë shumë shpejt mbi 5 mijë mundësi për punë që do të thotë me paga shumë më të larta se pagat tona. Synojmë që të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona me afërisht 3.5 miliardë Euro brenda dy dekadave vetëm nga kjo iniciativë, gjë që e kemi studiuar me partnerët tanë francez. Synojmë po ashtu që të ardhurat në buxhetin e shtetit vetëm nga kjo iniciativë të jenë mbi gjysëm miliardë Euro që është diçka shumë domethënëse.

Në fund fare dëshiroj që edhe njëherë tjetër t’i bëj me dije të gjithë vajzave dhe djemve që punojnë në këtë sektor, sot kanë hedhur farën e një ndërmarrje të vogël që ta shikojnë “Durana Tech Park” atdheun e tyre brenda atdheut tonë të madh. Atdheun dixhital ku aty brenda ka të tjera kushte dhe rregulla në mënyrën se si funksionon mendja e këtyre njerëzve. Di që funskionon në mënyrë të admirueshme dhe di që këto njerëz më mirë t’i kesh me vete se kundër”, u shpreh Rama.

Next Post
“O Rame, për kë bien sirenat?”- Basha: Po më ankohen njerëzit, pse s’përgjigjesh tek “Hu më hu”?!

“O Rame, për kë bien sirenat?”- Basha: Po më ankohen njerëzit, pse s'përgjigjesh tek "Hu më hu"?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com