Specialistët për krimet në komisariatin e policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim Fatjon Ramazani 25 vjeç banues në Cerrik.
25 vjeçari u ndalua nga efektivat e policisë në Cërrik pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim penal më datë 11.03.2015 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Dhunimi i varrezave, kryer në bashkëpunim”.
Fatjon Ramazani u akuzua nga blutë e Beratit pasi ishte vërtetuar se ai kishte dhunuar varrezat e këtij qyteti duke grabitur lule, germa prej bronzi, mermere, dekoracione të ndryshme.









