• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dumani rrëfen grabitjen e dështuar: Shkuam për 500 mijë euro, dolëm me arkën e kursimeve të fëmijëve

by A R
19/05/2022 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuredin Dumani dhe Talo Çela, dikur miq të ngushtë, ndërsa sot janë armiq të betuar. Dumani ka rrëfyer grabitjen e dështuar të bërë në vitin 2013-të në Shijak.

Sipas Dumanit Dorjan Shkoza i kishte dhënë atij dhe Talo Çelës një informacion se komshiu që jetonte mbi të kishte 500 mijë euro në kasafortë brenda banesës, dhe se këtë detaj ja kishte dhënë motra e Dorjanit e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë.

Sipas Dumanit sapo kishin marrë informacionin, ai, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa dhe informatori Dorjan Shkoza, bënë planin për të grabitur familjen e pasur, për të cilën motra e Dorjanit kishte thënë se ishte pronar i një pularie.

Dumani rrëfen se atë mbrëmje që ndodhi ngjarja u nisën drejt banesës me një makinë ML e cila ishte në pronësi të tij, dhe se Talo Çela ishte ai që bëri të mundur hyrjen në shtëpinë e biznesmenit, pasi brenda 5 minutash arriti të hapte derën e blinduar.

Brenda në shtëpi hyrën të gjithë përveç Gon Qafës, i cili bënte roje tek dera me automatik.

Sapo kanë hyrë brenda para ju ka dalë një e moshuar, të cilin Talo Çela e ka mbyllur menjëherë në banjë, ndërsa e shan te dhe i bërtiste gjatë gjithë kohës.

Ndërsa në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël, për të cilët Dumani thotë se ai i përkëdhëli se i erdhi keq, fakt për këtë sipas tij është edhe vetë dëshmia e dhënë nga zonja e shtëpisë e cila tha se një nga grabitësit u soll mirë.

Por grabitja nuk shkoi ashtu siç e prisnin, pasi nuk gjetën 500 mijë eurot që Dorjan Shkoza u tha se ishin në kasafortë, dhe në vend të tyre grabitën arkën e kursimeve të dy fëmijëve që kishte rreth 3 mijë euro brenda dhe disa unaza dhe bizhuteri të zonjës së shtëpisë.

“Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “….Grabitja e radhës ka qenë në Shijak në vitin 2013, kemi qenë 5 veta, unë, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa… Informacionin për grabitjen na e dha Dorjan Shkoza pasi familja e tij jetonte një kat më poshtë personit qa do banim grabitjen. Dori na thoshte që personi që jetonte mbi banesën e tij merrej me pulari. Informacionin e kishte motra e Dorit, e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë, e cila i kishte thënë se në dollapë kishte mbi 500.000 Euro. Tek kjo shtëpia ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra. Në këtë ngjarje kemi përdorur një mjet ML ngjyrë blu e errët, e rregullt me targa të vjedhura. Ky mjet ishte në emrin tim. Kemi shkuar në orën 4 të mëngjesit sepse në atë orë dilte i zoti i shtëpisë. Dera ishte e blinduar dhe Talo e hapi atë 3-5 minuta pasi kishte me vete veglat që hapte dyert. Pasi u hap dera u futëm brenda të gjithë vetëm Gon Qafa ngeli jashtë me automatik në dorë. Sapo kemi hyrë brenda kemi parë plakën që po dilte nga tualeti. Plakën e mbylli Talo në tualet dhe filloi të shante. …Ata vazhduan kontrollin dhe unë kam ndenjur aty që të mos bërtiste gruaja dhe fëmijët. Me erdhi keq për fëmijët e saj dhe i ledhatova nga faqet. Kur kjo gruaja doli në televizor ka thënë se njëri prej autorëve u soll mirë. Në një kuti kursimesh janë gjetur rreth 3000 Euro dhe jemi larguar. …Më vonë mora vesh se njeri prej çunave që morri pjesë në grabitje kishte marrë dhe unazat e kësaj zonjës…”, thuhet në dëshminë e Dumani.

/a.r

Next Post
Del foto e Nuredin Dumanit, i hodhi makinës 50 euro naftë para se të vriste vëllain e Talo Çelës

Del foto e Nuredin Dumanit, i hodhi makinës 50 euro naftë para se të vriste vëllain e Talo Çelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In