• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dumani përmend ish-presidentin e ndjerë të Elbasanit: Makina e vrasësit të Emiljano Ramazanit u fsheh në magazinat e tij

by A R
23/08/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi në Durrës i Agim Gjinit, një prej bashkëpuntorëve të ngushtë në disa grabitje me Nuredin Dumanin, ka zbuluar detaje të tjera në dosjen voluminoze që po hetohet nga prokuroria e posaçme SPAK.

“Ora News” mëson se bashkëpuntori i drejtësisë Nuredin Dumani, ka folur për emra të tjerë në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për Arben Lazen, presidentin e ndjerë të skuadrës së futbollit të qytetit, i cili sipas Dumanit, e ka strehuar dhe i ka vënë në dispozucion 1 automjet për të cilin i arrestuari thotë se u përdor për vëzhgimin dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Arben Laze në muajin janar 2022 ndërroi jetë si një pasojë e një ataku kardiak, ndërsa vrasja e Ramazanit, ka ndodhur në 20 korrik 2020 në Elbasan.

Porosia për këtë vrasje dyshohet se është marrë prej Dumanit nga Erjon Alibej, kundrejt shumës 100 mijë euro

Dumani i ka treguar prokurorëve të SPAK, se Arben Laze, ishte daja i nuses së Erjon Alibej dhe kishte vënë në dispozicion ambjentet e magazinës së tij, për të fshehur autorët dhe automjetin tip “Passat” që u përdor në vrasje.

Sipas Dumanit makina ka qënë e vjedhur dhe pas 3 ditësh, ai është kontaktuar nga Erjon Alibej, i cili i ka thënë që ta fshihte tek magazinat e Arben Lazes, në zonën e Fushë-Mbretit në Metalurgjik.

Në këtë vrasje, Dumani e etiketon Elio Bitrin si personin kryesor që kishte marë përsipër të jepte ndihmë duke siguruar të dhëna për Emiljanon si, vendin se ku e kishte shtepinë, servisin si dhe vendin ku ai bënte palestër.

Bashkëpuntori i drejtësisë ka treguar se kur ka shkuar me “Passat”, në zonën e Metalurgjikut, tek shinat e trenit e priste Arben Laze, të cilin e ka ndjekur nga pas me makinë deri në ambjentet e brendshme të magazinës.

Aty së bashku kanë mbuluar me mushama “Passatin” dhe janë larguar deri tek shinat e trenit, ku aty më pas e ka pritur Elio Bitri.

“Ora News” mëson se Dumani i ka treguar prokurorëve se teksa bënte përgatitjet për vrasjen e Ramazanit, ai fshihej në Fushë-Krujë, në një shtepi tek pazari dhe se 3 ditë ka qëndruar i fshehur në magazinën e Arben Lazes.

Burimet pranë prokurorisë SPAK thanë për “Ora News” se fillimisht vrasjen e Emiljano Ramazanit, Dumani ja ka besuar dy djemve nga Fushë-Kruja Besian Xhixha dhe Enver Divës.

Gjatë qëndrimit në magazinë ata kanë kërkuar që pjesëmarrës në vrasje të ishte dhe Nuredin Dumani. Por ky i fundit ka refuzuar madje ka gjetur njerëz të tjerë,duke ja besuar vrasjen Henrik Hoxhës dhe “Nipçes” nga Fieri, Skerdi Tasi.

Komunikimet mes tyre kanë vijuar me telefona “Sky” deri në momentin e ekzekutimit. Emiljano Ramazani, është vrarë poshtë shtëpisë së tij, sapo kishte dalë nga palestra.

Ditën e krimit, Henrik Hoxha dhe Skerdi Tasi, lëviznin me makinën tip “Passat”, që Nuredin Dumani ja kishte lënë tek magazina e Arben Lazes në Fushë-Mbret.

Henriku ka qënë shofer i makinës, ndërsa Tasi ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar 6 herë në drejtim të Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Makina tip “Passat”, më pas është gjendur nga policia e Elbasanit e djegur në fshatin Vidhas.

/a.r

Next Post
“Nuk ka shpërblim që e kompenson Luizën” / Rama s’përmbahet: Tallje-trapistët shpotitin suksesin dhe flasin për euro

"Nuk ka shpërblim që e kompenson Luizën" / Rama s'përmbahet: Tallje-trapistët shpotitin suksesin dhe flasin për euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In