Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar vizitën e kreut të SPAK dhe prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së Posaçme në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ai zbuloi se mesazhi që jepet për publikun pas këtij takimi është mbështetja që amerikanët i japin këtij institucioni.
Bamir Topi: Është në praktikë e institucioneve amerikane, qysh në momentin ku u instalua pluralizmi në Shqipëri. Në rastin konkret, merret eksperiencë, informacion, dhe është tregues kryesor i mbështetjes që amerikanët i japin këtij institucioni./m.j