• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duma: Qëndrimet e opozitës puqen totalisht me zyrtarin  e lartë amerikan!

by Java News
11/04/2019 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma, e ftuar në A2, bëri një bilanc të aksionit politik të opozitës.Duma pranon se vendimi i koalicionit opozitar për të djegur mandatet ka qenë një zgjedhje e vështirë, që asnjë parti nuk do të donte të arrinte në atë pikë,  edhe pse sipas saj “çdo opozitë matet me nivelin e saj të sakrificës”.

Dalja nga sistemi është zgjedhje radikale, “por e shoqëruar nga hapa të mirë menduar”, dhe është gjykuar si “e vetmja rrugë” për të zhbllokuar krizën në vend, që sipas Dumës, përtej politikës që ofron një qeveri ilegjitime “ku nuk ka më Parlament”, po përfshin tashmë edhe ekonominë, me një bujqësi në limitet e saj, si dhe sigurinë në vend.

Deklaratat e kryeministrit që sheh një situatë normale nuk i bëjnë përshtypje, madje shton se “ky njeri që nga momenti që ka mbledhur Kongresin, nuk ka fjalë tjetër përtej opozitës”.

Sot Rama deklaroi se pret opozitën në sfidën e 2021, ku do të jenë sërish shumicë, dhe këtu Duma thekson se “sikur ta dinim të gjithë si do shkojë ky ngërç, politika do të ishte art matematikor”, dhe që përtej deklaratave arrogante, sipas saj, kryeministri është “në pikën më të dobët që ka qenë ndonjë herë”.

Duke iu referuar deklaratave të Mattheë Palmer, Duma nënvizon faktin që fjala e tij ishte e fokusuar te reforma në drejtësi me koncepte si  “krim, korrupsion dhe llogaridhënie”, një risi kjo e fundit, po edhe një sinjal për ata që mbajnë përgjegjësi”, dhe shton se këtu qëndrimet e opozitës me zyrtarin  e lartë amerikan puqen totalisht.

Kurse per deklaratat e tjera, për Dumën qëndrimi nuk është surprize, duke parë qasjen e faktorit ndërkombëtarë, sipas të cilit, “rruga institucionale është ajo më eficente”.

Për këtë opozita po paguan një “ekstra kosto”, nga momenti që “nuk mund të pretendosh mirëkuptim i atyre që janë fokusuar në ndërtimin  e institucioneve duke dalë nga ato institucione”. Por ajo shton se “kjo është opozita shqiptare, këtë vendim ka marrë dhe nuk mund të anashkalohet”.

/a.meta

Next Post
Assange akuzohet për përdhunim, prokuroria suedeze kërkon rihapjen e çështjes

Assange akuzohet për përdhunim, prokuroria suedeze kërkon rihapjen e çështjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In